Bismilah...

 

Autor: Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Burimi: el-Munteka min Fetaua esh-Shejkh Salih el-Feuzan (fq. 11-12)

Pyetje: Disa njerëz pretendojnë se menhexhi i Ehli-Sunetit dhe Xhematit nuk është i përshtatshëm për këtë kohë dhe shohin se rregullat preçize të Sheriatit që kanë patur Ehli-Suneti nuk mund të zbatohen në kohën e sotme.

Përgjigje: Ai që mendon se menhexhi i Selefus-Salih nuk është i përshtatshëm për përmirësimin (e çështjeve) në këtë kohë duhet të konsiderohet si një i devijuar që devijon të tjerët, sepse menhexhi i Selefus-Salih është ai që na ka urdhëruar Allahu që ta ndjekim deri sa të vijë Ora e Fundit. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

Vërtet, ata që do të jetojnë mbas meje do të shohin shumë mosmarrëveshje, prandaj mbahuni fort pas Sunetit tim dhe Sunetit të Khalifëve të Udhëzuar pas meje. Mbahuni fort dhe kapuni pas tij me dhëmballët tuaja.

Kjo i drejtohet Umetit deri kur të vijë Ora e Fundit, dhe tregon se Menhexhi i Selefëve duhet të ndiqet dhe se ai është i përshtatshëm për rregullimin (e çështjeve) në çdo kohë e në çdo vend. Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَالسَّابِقُونَ الأوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأنْصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُمْ بِإِحْسَانٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ

Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, dhe të gjithë të tjerët që i ndoqën ata me vendosmëri e përkushtim (në besim); Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Të.” [et-Teube, 100]

dhe të gjithë të tjerët që i ndoqën ata me vendosmëri e përkushtim (në besim)”: këtu hyn i gjithë Umeti deri kur të vijë Ora e Fundit. Kështu që, është detyrë për Umetin që të ndjekë Menhexhin e Muhaxhirëve dhe Ensarëve. Imam Malik (rahimehullah) ka thënë:

Pjesa e fundit e këtij Umeti nuk ka për t’u rregulluar përveç se me atë që rregulloi pjesën e parë të tij.

Ai që do ta izolojë Umetin nga Selefus-Salih (të Parët tanë të Mirë) është ai që ua do të keqen Muslimanëve, është ai që do ta ndryshojë Islamin dhe do që të sjellë bidate dhe mukhalefate (kundravajtje) në Fe. Është detyrë që të refuzohet ky njeri, t’i jepet fund argumenteve të tij dhe të paralajmërohet kundër të keqes së tij, sepse Menhexhi i Selefëve është detyrë që të ndiqet dhe ata (Selefët e Umetit) duhet të merren si shembull. Menhexhi i Selefëve duhet të ndiqet dhe atë e përmban Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij, siç e përmendëm më parë.

Ai që do t’i shkëpusë Khalefët (d.m.th. brezat e mëvonshëm) e këtij Umeti nga Selefët është njeri që punon për shkatërrimin e tokës. Është detyrë që të hidhen poshtë dhe të refuzohen deklaratat e tij, si dhe të paralajmërohet kundër tij.

Shijat dhe ata që pajtohen me ta janë të njohur për deklarata të tilla, prandaj ato nuk duhet të merren parasysh.

 

 

Përktheu Alban Malaj