Autor: Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthjemin (rahimehullah)
Burimi: Seria e kasetave me titull “Baab el-Meftuh” (n. 120, ana e parë e saj)
Pyetësi: Shejkh, Allahu ua shpërbleftë me të mira. Të folurit kundër bidçijve, kur thuhet për shembull se ata keqinterpretojnë ajetet apo hadithet apo bëjnë kështu e kështu, a konsiderohet kjo gibet (përgojim), domethënë kur kjo gjë ndodh midis nxënësave të dijes?
Shejkh Ibn ‘Uthejmini: A konsiderohet çfarë?
Pyetësi: Gibet.
Shejkh Ibn ‘Uthejmini: Gajbe apo gibet?
Pyetësi: Gibet, gibet.
Shejkh Ibn ‘Uthejmini: Po. Të folurit kundër Njerëzve të Bidatit (Ehlul-Bid’ah) dhe kundër atyre të cilët kanë mendime të dobëta apo që kanë menhexhe të devijuara, kjo është këshillë dhe jo Gibet. Madje kjo është këshillë për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij dhe për Muslimanët. Nëse shohim një bidatçi që përhap bidatin e tij, atëherë ne e kemi detyrë të sqarojmë se ai është bidatçi që njerëzit të shpëtojnë nga e keqja e tij. Dhe nëse shohim një person që ka një mendim që kundërshton rrugën e Selefëve, atëherë e kemi detyrë të sqarojmë çështjen e tij që njerëzit të mos mashtrohen nga ai. Dhe nëse shohim ndonjë njeri që ka një menhexh të caktuar që ka pasoja të këqija, atëherë ne e kemi detyrë që ta sqarojmë atë në mënyrë që njerëzit të shpëtojnë nga e keqja e tij. Dhe kjo është në aspektin e këshillimit për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për Udhëheqësit e Muslimanëve dhe për njerëzit e thjeshtë. Po.
Pyetësi: O Shejkh, po kur kjo ndodh midis nxënësave të dijes?
Shejkh Ibn ‘Uthejmini: Qoftë kur ndodh midis nxënësave të dijes apo qoftë në tubime të tjera; për sa kohë që frikësohemi nga përhapja e kësaj, ky bidat apo ky mendim apo ky menhexh që kundërshton Menhexhin Selefij, ne e kemi obligim që të bëjmë sqarim që njerëzit të mos mashtrohen nga ajo gjë.
Përktheu: Alban Malaj