Bismilah...

Autor: esh-Shejkh Muhamed Ibn Hadi el-Medkhalij


Ky pyetës thotë: cili është mendimi juaj – Allahu ju ruajt – rreth atij që thotë, “Unë ju siguroj se ju nuk do të pyeteni në varrin tuaj përse nuk e bëre bidatçi filanin apo fistekun, por në të vërtetë ti do të pyetesh për Fenë tënde, për Pejgamberin tënd dhe për Zotin tënd”?

Përgjigje:

E gjithë lavdia i takon Allahut... kjo është e folur pa dije rreth Allahut, andaj frikësohesh për personin që i ka thënë këto fjalë...

Është e saktë kjo që po i thua atij se do pyetesh për Zotin tënd, për Fenë tënde dhe Pejgamberin tënd, këto tri pyetje. Dhe tek përmbajtja e pyetjes për Pejgamberin hyn edhe ky aspekt:

وَيَوْمَ يَعَضُّ الظَّالِمُ عَلَى يَدَيْهِ يَقُولُ يَا لَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ الرَّسُولِ سَبِيلا (٢٧)

يَا وَيْلَتَى لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلانًا خَلِيلا (٢٨) لَقَدْ أَضَلَّنِي عَنِ الذِّكْرِ بَعْدَ إِذْ جَاءَنِي (٢٩)

“Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!”” [el-Furkan, 27-28]

Kështu, ata që thërrasin në bidat, ata që thërrasin në devijim të largojnë nga Rruga e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ndërkaq ti pyet e thua “Ah mjer për mua, sikur të mos e kisha bërë filanin mik!” Unë nuk mendoj se ai që i tha këto fjalë i ka hedhur sytë Librit të Allahut dhe tefsirit të tij që të përfitojë ose ai e ka parë atë, por është pushtuar nga epshi apo tekat e tij ose nga dëshira për të qenë udhëheqës ose nga epshi i tij për t’i dhënë fitore filanit apo fistekut. Allahu e di më së miri kush është ai që i tha këto fjalë dhe kush i ka thënë përpara tij. Çështja është se ju i dëgjuat tashmë.

فَعَمِيَتْ عَلَيْهِمُ الأنْبَاءُ يَوْمَئِذٍ فَهُمْ لا يَتَسَاءَلُونَ (٦٦) فَأَمَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَعَسَى أَنْ يَكُونَ مِنَ الْمُفْلِحِينَ (٦٧) وَرَبُّكَ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ وَيَخْتَارُ مَا كَانَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ سُبْحَانَ اللَّهِ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ (٦٨)

“Atë Ditë, Ai do t’i thërrasë, duke u thënë: “Si iu përgjigjët të Dërguarve?” Atë ditë, argumentet e tyre do t’u ngatërrohen e ata nuk do të mund të pyesin njëri - tjetrin. Porse, ai që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, do të jetë i shpëtuar.” [el-Kassas, 66-68]

Pyetja është: si iu përgjigjët të Dërguarve? Nëse ka qenë pasues i këtij Pejgamberi ai do të thotë: “Të Dërguarit të Allahut, atij i besuam, e pranuam dhe e pasuam.” Dhe nëse nuk ka qenë pasues i tij do të thotë: “Ha, ha, nuk e di.” Dhe Ditën e Kijametit do të thotë:

وَيَوْمَ يَعَضُّ الظَّالِمُ عَلَى يَدَيْهِ يَقُولُ يَا لَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ الرَّسُولِ سَبِيلا (٢٧)

يَا وَيْلَتَى لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلانًا خَلِيلا (٢٨) لَقَدْ أَضَلَّنِي عَنِ الذِّكْرِ بَعْدَ إِذْ جَاءَنِي وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِلإنْسَانِ خَذُولا (٢٩)

“Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Me të vërtetë, shejtani e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.” [el-Furkan, 27-28]

Dhe kam frikë se disa prej këtyre njerëzve i ka pushtuar epshi që të nxjerrin fitimtar filanin apo fistekun dhe kështu ai vjen me të tilla mashtrime që e bëjnë atë të harrojë Librin e Allahut Tebarake ue Te’ala, ndonëse mund ta ketë mësuar përmendësh atë. Por ai e harron Librin e Allahut Tebarake ue Te’ala, harron të mendojë e të meditojë rreth tij.

Andaj ne i kërkojmë Allahut mbrojtje nga gabimet dhe siguri nga marrëzia në fjalë e vepra. Kjo është një fjalë e pavërtetë dhe duhet injoruar, kurse ai që e tha le të ketë frikë Allahun Subhanehu ue Te’ala për veten e tij dhe të mos flasë pa dije për Allahun Tebarake ue Te’ala.

 

 

Përktheu: Alban Malaj