Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil Ibn Hadij el-Uadi’ij (rahimehullah)

Burimi: “Tuhfetul-Muxhijb ‘ala Es’iletil-Hadir uel-Garijb” (fq. 179)

 

Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rahimehullah ka thënë:

 

“Fatkeqësia me të cilën Muslimanët po sprovohen sot është injoranca e tyre rreth Fesë. Kështu, kur dikush që mëson përmendësh disa ajete dhe hadithe dhe fillon të mbajë fjalim rreth tyre, sidomos kur ai është orator në të folur, njerëzit thonë: “Ky qenka Shejkh!”

 

Lavdi Allahut, realiteti i kësaj çështjeje është bërë i qartë, siç edhe kanë thënë:

 

 

“Nëse dëgjon dikë që flet me oratori, atëherë mos e lësho veten para tij, sepse kjo e folur e pazakontë është diçka artificiale. Kënaqu duke marrë dije dhe kuptimin e Fesë, ndërsa fjalimeve të tij plot oratori do t’u vijë fundi pa bërë luftë.”

 

 

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj