Imam Bukhari (rahimehullah) ka thënë: Kapitull: “Çfarë është e ndaluar në lidhje me sharjen e të vdekurit.”
A’ishah (radij-Allahu ‘anhu) ka transmetuar: Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos i shani të vdekurit sepse ata e kanë arritur vendin që u takon nga ajo që kanë punuar.” [Libri i Xhenazeve, Hadithi n. 1393]
Imam ‘Abdul-‘Azijz bin Baz (rahimehullah) komentoi shkurtimisht rreth këtij hadithi duke thënë: “Nëse të folurit keq bëhet për të paralajmëruar, siç është në rastin e bidatçiut, me qëllim që ai të mos merret si shembull për t’u pasuar, atëherë në këtë rast nuk ka ndalim, ngase kjo bëhet në aspektin e paralajmërimit dhe jo në aspektin e sharjes.” [1]
Imam Bukhari (rahimehullah) ka thënë gjithashtu: Kapitull: “Të flasësh për të vekurin që ka qenë njeri i keq.”
Ibn ‘Abbasi ka transmetuar: Ebu Lehebi – Allahu e mallkoftë – njëherë i tha Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “U shkatërrofsh!” Pastaj erdhi shpallja: “U shkatërrofshin të dyja duart e Ebu Lehebit.” [Libri i Xhenazeve, Hadithi n. 1394]
Imam ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz (rahimehullah) komentoi shkurtimisht rreth këtij hadithi duke thënë: “Duket sikur autori (d.m.th. Imam Bukhari) do të thotë se njerëzit e këqinj nuk përfshihen në këtë ndalesë (të sharjes) dhe kjo është e dukshme në atë që u përmend më parë. Përderisa kështë bërë paralajmërim kundër tyre, atëherë kjo nuk do të thotë se ata janë sharë. [2]
“Ulematë kanë ixhma për lejueshmërinë e kritikimit të transmetuesve të hadithit të cilëve nuk mund t’u zihet besë, qofshin ata të gjallë apo të vdekur.” [3]
Fundnota:
[1] el-Hulelul-Ibrizijjeh min Ta’likatul-Baazijeh ‘ala Sahijh el-Bukhari (vëll. 1, fq. 427, fusnota n. 1).
[2] el-Hulelul-Ibrizijjeh min Ta’likatul-Baazijeh ‘ala Sahijh el-Bukhari (vëll. 1, fq. 427, fusnota n. 2).
[3] Fet’hul-Barij Sherh Sahijh el-Bukhari, Kapitulli 97-98, Libri i Xhenazeve, vëll. 3, fq. 327-329, Darus-Selam, Rijad.
Përktheu: Alban Malaj