Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Ali Jahja el-Haddadij

Burimi: alBaidha.net


Është shfaqur ky emër qysh para disa vitesh në gjuhët dhe penat e disa njerëzve, dhe me të kanë për qëllim ata persona tek të cilët gjenden cilësitë e mëposhtme:

1 – Kush thërret për dëgjim dhe bindje ndaj udhëheqësit në çdo gjë që është e mirë, dhe bën dua për ta për përmirësim, shëndet, sukses, shoqëri të mirë, qoftë në takime të veçanta, qoftë nëpër hytbet e Xhumasë apo qoftë nëpër ligjërata e artikuj.

2 – Kush tërheq vërejtje nga rebelimi kundër udhëheqësve dhe ndalon nga lëshimi i bindjes.

3 – Kush tërheq vërejtje nga ideologjia e tekfirit dhe personalitetet e saj.

4 – Kush përhap fetvatë dhe shkrimet e Ulemave, në të cilat tërhiqet vërejtje ndaj xhemateve hizbije, siç është Xhemati el-Ikhuanul-Muslimun, Xhemati Teblig etj.

5 – Kush përhap fetvatë e Ulemave që tërheqin vërejtjen kundër rrugëve të shpikura të bidatçijve në Thirrjen për tek Allahu, siç janë ilahijet të ashtuquajtura “Islamike”, aktrimet (filmat, dramat...), përrallat etj.

6 – Kush përhap fetvatë e Ulemave, shkrimet e tyre dhe refuzimet në të cilat dalin në shesh gabimet e xhemateve, gabimet e thirrësave që prekin Akijden apo Menhexhin në Thirrjen për tek Allahu.

7 – Kush u tërheq vëmendjen të rinjve që të mos futen në fitnet e kamufluara me petkun e Xhihadit, ndërkohë që ato nuk i plotësojnë kushtet e Xhihadit Sheriatik.

8 – Kush tërheq vëmendjen nga shfrytëzimi i aktiviteteve bamirëse e të ligjshme për t’i futur të rinjtë në hizbije dhe në rrymat shkatërrimtare të Tekfirit.

9 – Kush nuk do që të rreshtohet nën flamurin e ndonjë grupacioni prej grupacioneve të ndryshme, por mjaftohet me emrin e Islamit dhe Sunetit dhe i atribuohet Selefëve të Devotshëm, pa qenë fanatik dhe i njëanshëm për asnjë grupacion apo mendim, dhe nuk ndjek asnjë metodologji të shpikur në fushën e Davetit.

10 – Kush i kushton vëmendje thirrjes në Teuhid dhe sqarimit të tij, qartësimit, paralajmërimit dhe tërheqjen e vëmendjes nga Shirku, si dhe kujdeset që të përhapë dijen Sheriatike dhe të sqarojë bidatet me aq sa ka mundësi.

11 – Kush respekton Ulematë që punojnë me dijen e tyre, ata të cilët nuk i kursyen vetet e tyre në përhapjen e dijes Sheriatike, nuk i kursyen vetet e tyre në refuzimin e bidateve dhe paralajmërimin kundër bidatçijve. Ai i do ata dijetarë për Allahun dhe nuk i shan e nuk i quan “dijetarë të hajdit dhe nifasit” apo “dijetarë të sulltanit”, as nuk u vë llagape dhe epitete të shëmtuara, ndonëse ai beson se dijetarët janë qënie njerëzore që edhe gabojnë edhe janë të saktë. Mirëpo i mjafton atij si mirësi dhe fisnikëri për ta fakti që ata janë njerëzit që më së shumti mundohen të jenë në përputhje me Kur'anit, me Sunetin dhe Menhexhin e Selefëve të Devotshëm.

Këto janë disa nga shenjat dhe cilësitë më të dalluara të Xhamijeve - sipas përkufizimeve të atyre që shajnë Ehli-Sunetin – dhe në sajë të këtyre mësohet se qëllimi i vendosjes së këtyre llagapeve është largimi i njerëzve nga ata. Dhe kjo nuk është hera e parë që ka njohur historia, që të emërtohet e vërteta dhe ndjekësit e të vërtetës me llagape të ulta; këtë gjë e kanë bërë Mushrikët ndaj Pejgamberëve, e kanë bërë Njerëzit e Bidatit ndaj Ehli-Sunetit, e kanë bërë Njerëzit e Batilit me Ndjekësit e Hakut në çdo kohë e në çdo vend. Mirëpo i logjikshmi nuk mashtrohet nga sloganet dhe titujt, porse shikon realitetin, domethënien dhe përmbajtjen e tyre.

Ndërsa ky llagap (Xhamije) i mvishet dijetarit Muhamed Aman Ibn ‘Ali el-Xhamij (rahimehullah), i cili ka qenë mësues në Xhaminë e Nderuar të Pejgamberit dhe në Universitetin Islamik për vite me rradhë; ka qenë i besuar tek Imamët eminentë, siç ishte Myftiu bujar i Saudisë në kohën e tij, Shejkh Muhamed Ibn Ibrahim Aali-Shejkh, Myftiu bujar në kohën e tij, Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, Allahu i mëshiroftë që të gjithë, dhe të tjerë prej njerëzve të dijes dhe virtytit. E me të vërtetë, njihet i virtytshmi nga njerëzit me virtyte.

Dhe prej lëvdatave që kanë dhënë Ulematë për të – Allahu e mëshiroftë – përmendim:

Ka thënë Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz (rahimehullah) për Shejkh Muhamed Aman: “Ai është i njohur tek unë si njeri me dije, me virtyte dhe me Akijde të saktë, energjik në Thirrjen për tek Allahu i Përsosur nga çdo e metë, si dhe në paralajmërimin kundër bidateve dhe bestytnive. Allahu e faltë dhe e bëftë banor të Xheneteve të Tij të gjera, i përmirësoftë pasardhësit e tij dhe na bashkoftë neve dhe juve në Tokën e Tij të Nderit (Xhenet). Vërtet, Ai është Gjithëdëgjues dhe i Afërt (me Dijen dhe Fuqinë e Tij).” [Deklaratë e dalë nga Shejkhu më datë 9/1/1418 Hixhrij.]

Ka shkruajtur i nderuari Shejkh Doktor Salih Ibn Feuzan el-Feuzan në letrën e tij që mban datën 3/3/1418 Hixhrij, duke thënë: “Shejkh Muhamed Aman, ashtu si e kam njohur: Vërtet profesorët dhe ata që mbajnë diploma të studimeve të larta e të fushave të ndryshme janë të shumtë. Mirëpo, të paktë janë ata prej të cilëve përfitohet dija apo që mund të përfitohet prej tyre. Dhe Shejkh Muhamed Aman el-Xhami është prej atyre Ulemave të paktë e të rrallë, të cilët vunë në punë dijen dhe mundin e tyre në dobi të Muslimanëve, në udhëzimin e tyre, duke i thirrur tek Allahu me dije të saktë, nëpërmjet mësimdhënies në Universitetin Islamik dhe në Xhaminë e Nderuar të Pejgamberit, në udhëtimet e tij në vende të ndryshme Islame, qoftë jashtë apo brenda Mbretërisë (së Arabisë Saudite), për të dhënë mësim apo ligjërata në krahina të ndryshme, duke thirrur në Teuhid, duke përhapur Akijden e saktë, duke udhëzuar të rinjtë e Umetit në Menhexhin e Selefëve të Devotshëm, si dhe duke i paralajmëruar nga ideologjitë shkatërrimtare dhe thirrjet devijante. Dhe kush nuk e njeh atë personalisht, atëherë do ta njohë nëpërmjet librave të tij të dobishëm apo nëpërmjet kasetave të tij të shumta që përmbajnë bollëk me dije dhe dobi të shumta.”

Me të vërtetë ata që e sajuan këtë emërtim e dinë shumë mirë se Shejkhu nuk solli ndonjë gjë të re dhe nuk solli ndonjë gjë nga vetja e tij, porse ai refuzoi ato gabime që i refuzuan ata që ishin më të mëdhenj se ai apo të një niveli, siç ishte Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz dhe të tjerë prej Ulemave të shquar. Mirëpo, nëse ata do ta emërtonin këtë menhexh me emrin e ulemave të tjerë, atëherë kjo gjë nuk do t’u pranohej atyre, prandaj ia mveshën Shejkh Muhamed Aman el-Xhamit, duke shfrytëzuar faktin që origjina dhe prejardhja e tij ishte Afrikane. Por, a i bën dëm robit para Allahut ngjyra e tij apo kombësia e tij apo gjuha e tij nëse ai është i drejtë në Hak?

E nëse emërtimi me “Xhamijeh” ka për qëllim Ehli-Sunetin dhe Xhematin, atëherë a mund të thuhet Xhami’izmi është sekt?

Jo!

Për këtë arsye, askush nuk thotë për veten e tij se është “Xhamij”, porse kënaqet me atë çështje të qartë, e cila është se Muslimani nëse ndjek Akijden e Selefëve të Devotshëm s’ka përse t’i atribohet Muhamed Aman el-Xhamit, dhe se Shejkhu (rahimehullah) nuk ka themeluar ndonjë grupim, nuk ka sajuar ndonjë metodologji dhe nuk ka sjellë ndonjë gjë të re.

Aa të cilët luftojnë të ashtuquajturin “Xhami’izëm”, në të vërtetë duan – qëllimisht apo jo qëllimisht – të përhapin ideologjinë Tekfirije dhe ideologjinë e nxitjes kundër udhëheqësve, si dhe duan të përhapin xhematet dhe grupacionet. Kështu që, cilido që bën qëndresë kundër këtyre rrymave të devijuara ata do ta emërtojnë me këtë llagap.

Në të vërtetë ata (ndjekësit e Menhexhit Selefij) paralajmërojnë që të dalë në shesh devijimi dhe lajthitja e tyre, si dhe të bëhen të qarta objektivat e tyre, prandaj ata që e përhapin këtë llagap ngaqë kanë frikë nga kritika e bazuar në argument. Dhe këtë kritikë askush nuk e bën ashtu siç e bëjnë Ulematë Selefijinë, Allahu i mëshiroftë ata që kanë vdekur dhe i bekoftë ata që janë në jetë. Allahu u dhëntë sukses të gjithëve në çdo gjë që Ai do dhe kënaqet.

Dhe Allahu e di më së miri.

Lavdërimi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi robin dhe të Dërguarin e Tij Muhamed, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.

Shkroi:

Shejkh ‘Ali Jahja el-Haddadij

Përktheu: Alban Malaj