Nga Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij
Burimi: el-Exhu’ibetu edh-Dhehebijjeh ‘ala el-Es`iletil-Menhexhijjeh
Pyetje: Një person ka vendosur fjalën “es-Selefij” duke shkruajtur në një libër të tij “Filan Ibn Filan Ebu Filan es-Selefij”, kurse një tjetër e ka shkruajtur “Filan Ibn Filan Ebu Filan el-Etherij”.
Përgjigje: Nuk ka arsye që të vendoset kjo fjalë. Përse? Kjo tregon dashuri për famë dhe përmban një lloj syefaqësie (er-Rrija`). Selefët nuk e përdornin këtë. Dhe unë mund të them, për shembull, kur flas për disa nga dijetarët tanë, siç është Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, dijetari Selefij, atëherë kjo është e logjikshme, ky është prezantim dhe përkujtim i realitetit të tij. Mirëpo që të shkruaj në librin tij, të them për shembull “Filan Ibn Filan Ebu Filan es-Selefij”, përse? As studentët tanë e as të rinjtë tanë s’duhet ta përdorin këtë metodë. Kjo është metodë e ultë dhe nuk është prej Selefëve. Dhe mos u bëni si ata që duan famë e duan të duken. Falendero Allahun që të dha sukses të kapesh pas këtij menhexhi dhe përulu për Allahun dhe mos duaj të bëhesh me famë para njerëzve, Selefij apo jo Selefij... jo... porse ji Selefij pa këto tituj. S’ka arsye! Përse?
Unë i këshilloj të rinjtë tanë që të mos e përdorin këtë metodë sepse:
E para: sepse kjo nuk është e njohur tek dijetarët tanë dhe as tek Selefët tuaj.
E dyta: sepse tregon një domethënie jo të hijshme.
Kurse Selefizmi është menhexh e nuk është si këto emërtimet e reja që janë shpikur sot, el-Ikhuanul-Muslimin, Sururij, Tahririj, Tabligij... jo! Pra këto janë metoda të reja, të ulta, kanë ardhur dhe i kanë sjellë në këtë vend por ato janë të shpikura. Kurse Selefizmi është menhexh, ai është menhexh i vjetër, prandaj të jesh Selefij është obligim ngaqë Selefizmi është botëkuptimi i saktë i Islamit. Merre Selefizmin kështu haptazi, botëkuptimi i saktë i Islamit në Akijde dhe në Sheriat. Ky pra është Selefizmi, sepse kuptimi i tij është cilësim me Selefët. Selefët janë ata që i ka lavdëruar Allahu. Allahu në Librin e Tij i ka lavdëruar Selefët. Kuptoje se fjala Sabik (i mëparshëm) dhe Salif (paraardhës) kanë të njëjtin kuptim në thënien e Allahut të Lartësuar:
وَالسَّابِقُونَ الأوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأنْصَارِ
“Dhe të mëparëshmit prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve...” [et-Teubeh, 100]
Ata janë Selefët, dhe ti po i ndoqe ata do të arrish atë që do arrijnë ata; dhe po i kundërshtove, atëherë je Khalefij, kundërshtar. Kuptoje këtë. Mirëpo vendosja e titujve, t’i vendosësh vetes tituj për çdo rast, jo, kjo nuk është prej karakteristikave të Selefëve.
Përktheu: Alban Malaj