Nga Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij
Shkëputur nga audiokaseta me titull “el-Firkatun-Naxhijeh” ana B.
Marrë nga alBaidha.net
Pyetje: A konsiderohet puna që ka bërë Shejkhul-Albani në nxjerrjen e referencave të haditheve nga librat e Gazalit, Karadauit, Sejjid Sabik etj, si tezkije për ta, duke patur parasysh që ka libra më të mirë se librat e tyre?
Përgjigje: “Me të vërtetë veprat janë në varësi të nijeteve. Ajo që duket është se ai njeri – Allahu e shpërbleftë me të mira – pa se këto libra ishin shumë popullorë dhe njerëzit kishin babëzi për to që nga Lindja e deri në Perëndim, duke u bazuar në propagandat e stërgjatura që janë bërë për këto personalitete, prandaj ai deshte të pakësonte sherrin e tyre. Parimi bazë për sa i përket sherrit është shuarja e tij, e nëse s’mundesh ta shuash atë, atëherë pakësoje këtë sherr. Dhe Allahu e di më së miri. Nijeti i tij ishte që të pakësonte sherrin që gjendet në këto libra. Ka libra me fabrikime, ka libra që e bëjnë të lejuar harramin dhe e bëjnë të ndaluar hallallin, e fatkeqësi të tjera. Prandaj ai deshte ta pakësonte sherrin e tyre. Kjo është ajo që duket, se ky është motivi që e shtyu atë njeri dhe se nuk është qëllimi i tij t’u bënte tezkije atyre. Dhe ky është mendimi i mirë që duhet patur me Ulematë e Nderuar, e jo të hidhen akuza boshe.”
Vërejtje: Le të bëjë kujdes mirë lexuesi i nderuar nga ky spekulim dhe të kuptojë se kur Ehli-Suneti nxjerrin referencat e haditheve nga librat e Njerëzve të Epsheve dhe Devijimeve, kjo nuk konsiderohet tezkije për ta, porse është largim i të pavërtetës dhe sherrit që gjendet nëpër librat e tyre. Andaj kujdes!
Përktheu: Alban Malaj