Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Pyetësi: Allahu ua shpërbleftë me të mira i nderuar Shejkh, ky pyetës thotë: Një person ka shkruajtur një artikull dhe ka thënë në të se Ulematë kanë rënë në Ixhma për respektimin e mendimit të tjetrit. A është kjo thënie e saktë dhe a merret në konsideratë kjo Ixhma?
Shejkh Feuzan: “Këtë ixhma e ka sjellë ky, kjo është ixhmaja e tij, kurse Ulematë nuk kanë Ixhma për këtë, kjo është gënjeshtër ndaj Ulemave. Ata kanë rënë në Ixhma për respektimin e Hakut, Ulematë kanë rënë në Ixhma për respektimin e Hakut kur ai vjen me argument. Kurse ajo që kundërshton argumentin, atëherë ajo është e refuzuar, edhe pse është mendimi i tjetrit. Po.”
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj