Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi: Mexhmu’u Kutub ue Rasa`il ue Fetaua Fadijleti esh-Shejkhil-Alameh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij, vëll.14, faq. 197-198
“Po dëgjojmë se disa prej atyre që i atriboheshin menhexhit selefij janë tërhequr dhe janë kthyer mbrapa. A mund të na tregoni shkurtimisht shkaqet e tërheqjes së tyre, Allahu ju bekoftë.”
Përgjigje nga Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij:
“Ata që janë tërhequr janë veçse disa injorantë. Ulematë nuk tërhiqen nga menhexhi selefij, me përjashtim të disa injorantëve, ata të cilët nuk u përforcuan dhe nuk u ngulitën këmbët e tyre në këtë menhexh. Dhe nga e keqja e injorancës dhe dobësisë së tyre ndodhi kjo gjë. Kurse nga ana tjetër nuk gjen dijetar Selefij që të jetë tërhequr nga e vërteta – inshaAllah – me përjashtim të atyre që kanë dobësi në dijen dhe personalitetin e tyre, atyre u ka ndodhur kjo gjë. Kjo nuk do të thotë se problemi qëndron tek menhexhi Selefij, porse problemi qëndron tek ata, si shkak i injorancës dhe dobësisë së tyre.”
Përktheu: Alban Malaj