Refuzim ndaj dyshimit se koha jonë është kohë pune dhe xhihadi, e jo kohë e marrjes së dijes dhe leximit të librave
nga Shejkh Salih el Feuzan
Pyetje: Cila është mënyra më shembullore për të bërë Davet në këto ditë, meqë disa njerëz thonë, “Kjo kohë është kohë e punës dhe xhihadit, dhe nuk është kohë e kërkimit të dijes dhe e të vetmuarit mbi libra”, pra ç'thoni ju –Allahu ju ruajt?
Shejkh Feuzan: Po, xhihadi në rrugë të Allahut është obligim sipas mundësisë dhe fuqisë, dhe ai ndahet në lloje, xhihadi është i llojllojshëm, çdo kush merr përsipër prej tij aq sa ka mundësi.
- E para: Xhihadi me vetveten, njeriu bën xhihad me veten e tij.
- E dyta: Xhihadi me shejtanin.
- E treta: Xhihadi me të pabindurit (mëkatarët) musliman, duke i urdhëruar për të mirë dhe duke i ndaluar nga e keqja.
- E katërta: Xhihadi me munafikët, ata të cilët e shfaqin Islamin dhe e fshehin kufrin dhe sherrin, të cilët u dalin në pritë besimtarëve me fatkeqësi, dhe u hedhin dyshime dhe ata gëzohen kur muslimanët i kaplojnë vështirësitë, në atë çast shfaqet urrejtja dhe mllefi i tyre.
- E pesta: Xhihadi kundër Kufarëve.
E gjithë kjo pas thirrjes për te Allahu ('Azze ue Xhel-le), thirrja për tek Allahu, sqarimi, dituria, dhe nuk i merr përsipër këto lloje të xhihadit përveç se ai që e mëson dijen sheriatike.
Asketizmi për të marr dije duke u argumentuar me këtë që të bëhet xhihad, kjo është gabim! Njeriu nuk mund të bëj xhihad ashtu siç kërkohet me cilin do lloj të tij përveç nëse e mëson dijen e dobishme, dijen sheriatike, të mësoj se si të bëj xhihad, se si ta ndaloj të keqen, të mësoj se si të thërras për te Allahu, të mësoj se si t'u përgjigjet dyshimeve të atyre që sjellin dyshime, të mësoj se si t'ju jap fetva pyetësve, dija është e domosdoshme, askush nuk ia del dot mbanë pa dije, dhe çdokush sipas mundësisë së tij.
Përktheu: Jeton Shasivari