Shejkh Abdul‘Azijz ibn Abdullah Aali Shejkh
Pyetje: Kush është më e keqe për njeriun që të ketë shubuhate (dyshime dhe keqkuptime rreth çështjeve të fesë) apo shahauate (epshe për gjynahe).
Përgjigje nga Shejkh Abdul‘Azijz ibn Abdullah Aali Shejkh: UAllahi, të gjitha janë të rrezikshme dhe të dëmshme. Porse shubuhatet (dyshimet) janë më të këqija pasi dyshimi ndonjëherë shihet nga personi si i vërtetë ndërkohë që është i pavërtetë. Prandaj kanë thënë se pendimi i bidatçiut është i vështirë. Kurse ai që ka epsh për gjynahe, epshi i tij mund të zhduket dhe Allahu mund ta çlirojë atë prej tyre. Ndërsa personi me bidate, ndoshta ai e adhuron Allahun me këtë bidat dhe e mendon si ai është i vërtetë. Dhe ky është shkatërrim. Prandaj Shejtani është më i kënaqur me bidatet sesa me gjynahet. Dhe të dyja janë të rrezikshme, por bidati është më i rrezikshëm.
Përktheu: Alban Malaj