Bismilah...

Autor: el-‘Alame Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij
Burimi: http://www.rabee.net/show_fatwa.aspx?id=53

 

Pyetje: A i takon nxënësit të dijes që të thotë: Ky njeri është bidatçi (mubtedi’) dhe ky tjetri është i devijuar, apo duhet që t’ua lëjë Ulemave? Dhe nëse ai rri i heshtur për ndonjë person dhe thotë: Unë jam një nxënës dije gjersa mësoj, dhe mbasi të flas, të kritikoj e të lavdëroj (personat) atëherë unë bëhem Dijetar?


Përgjigje: “Të jesh i drejtë dhe të marrësh rrugën e mesme për gjithçka; nëse është nevoja për të paralajmëruar kundër një Rafidiu, kundër një Sufiu që adhuron varret apo kundër një Hizbiu të shkatërruar, për njerëz si puna e tyre, kjo sipas mendimit tim është një këshillë për Muslimanët që ta sqarojnë gjendjen e këtij personi, prandaj ai (Muslimani) duhet të bëjë sqarim me aq sa di ai. Sepse vërtet disa gjëra janë të qarta, devijimi është i qartë, ajo që di nxënësi i dijes dhe ajo që di Dijetari është se nëse dikush kërkon këshillë atëherë ai këshillohet.

Dhe nëse ai shikon dikë që është i mashtruar, atëherë ai duhet t’i sqarojë atij situatën, dhe ky nuk është gibeti (përgojimi) i qortuar por është nga gjërat e lejuara, se nëse ai frikësohet se mos atë e devijon Rafidiu, apo Sufiu që adhuron varret apo Hizbiu me ata që janë si puna e tij nga njerëzit e epsheve, atëherë ai e ka detyrë që ta këshillojë atë me urtësi dhe t’i thotë: Ky person ka këtë e këtë, dhe Allahu të bekoftë. Këto janë disa gjëra të fshehta (për nxënësat e dijes) dhe askush nuk flet rreth tyre përveç se ai që është nga njerëzit e dijes dhe flet me argumente. Vetë dijetari flet vetëm me të vërtetën dhe me argumente e drejtësi, dhe ai nuk thotë gjëra për Allahun (apo fenë e Tij) pa patur dituri, poashtu edhe nxënësi i dijes. Ai nuk flet për ato çështje të cilat nuk i njeh. Kurse për sa u përket çështjeve që janë të njohura dhe janë të qarta dhe ka dobi për Muslimanët, atëherë ai flet rreth tyre me argumente sipas mundësisë dhe dijes së tij.


Kurse që të mbyllësh gojë e të mos thuash që filani është i devijuar apo të mos thuash asgjë, atëherë me të vërtetë kjo është vetëm heshtje! Dhe pikërisht këtë duan njerëzit e devijimit! Ata duan që ju të mos flisni asnjëherë kundër njerëzve të bidatit! Unë po e mbyll gojë dhe të gjithë janë Muslimanë, sepse Rafiditë janë vëllezërit tanë, sufitë që adhurojnë varret janë vëllezërit tanë bashkë me ata që janë si puna e tyre; këto janë gjëra të pasakta. Dhe nxënësi i dijes flet me argumente, me qartësi, me urtësi, me fjalë të bukura e jo me marrëzi e ngutje. Disa prej tyre sillen marrëzisht dhe janë të ngutur, dhe ata sjellin më shumë dëm sesa mirësi. Kështu që, marrëzia dhe ngutja duhet të hiqen qafe.”

 

 

Përktheu Alban Malaj