Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij (hafidhahullah)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=137111
Të kesh mendim të mirë për njerëzit e devijimeve dhe njerëzit e bidateve dhe lajthitjeve është kundërshtim i menhexhit të Allahut (Tebarake ue Te’ala). Kështu që, duhet medoemos që të paralajmërohet kundër tyre, prandaj ka thënë i Dërguari (‘alejhis-salatu ues-selam):
فإذا رأيتم الذين يتبعون المتشابه منه فأولئك الذين سمى الله فاحذروهم
“Nëse i shikon ata që shkojnë mbas ajeteve të paqarta të Kur'anit, janë pikërisht ata të cilët i ka përmendur Allahu prandaj ruhu prej tyre.”
Ai nuk tha: kini mendim të mirë për ta, sikurse thonë sot shumë prej njerëzve të epsheve: “Ju flisni për nijetet, ju flisni për qëllimet!” O vëlla, nëse shohim tek ty shubuhate (pështjellime) apo dalalete (devijime), ti je i akuzuar! Allahu ka paralajmëruar kundër teje dhe i Dërguari i Allahut ka paralajmëruar kundër teje, e si të mos paralajmëroj unë kundër teje?! Si të kem mendim të mirë për ty ndërkohë që Allahu (Tebarake ue Te’ala) na ka njoftuar për qëllimin tënd të keq dhe i Dërguari i Allahut na ka paralajmëruar kundër teje?!
Përse i Dërguari nuk pati mendim të mirë për ata që ishin prej Sahabë, nga të cilët disa kishin marrë pjesë në Betejën e Bedrit, kur ata kundërshtuan për një arsye (mos-shkuarjen e tyre në luftë me të Dërguarin e Allahut), dhe i thanë të vërtetën të Dërguarit (‘alejhis-salatu ues-selam), ashtu siç ishte në realitet. Ai tha: “Ky tha të vërtetën, çohu ik derisa të vijë gjykimi i Allahut për ty.” [Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi]
Dhe ai urdhëroi që ata të bojkotoheshin deri në dyzetë ditë, dhe mbas dyzetë ditëve i Dërguari urdhëron edhe gratë e tyre që t’i bojkotojnë ata. Edhe gratë e tyre i bojkotuan ata!! E gjithë shoqëria i bojkotoi ata, askush nuk u fliste me gojë atyre!! U mbetën gratë që u shërbenin, derisa ai u tha: mos u shërbeni më atyre! Shiko! Allahu është Mëshirëplotë dhe i Butë, edhe i Dërguari i Tij është i butë dhe i mëshirshëm (‘alejhis-salatu ues-selam), porse shiko si u soll me ata!
Kështu që, paralajmërimi kundër njerëzve të bidatit, urrejtja, braktisja dhe bojkotimi i tyre, kjo është rruga e saktë për të ruajtur të shëndetshmit nga Ehli-Suneti, që ata të mos bien në fitnen e tyre. Lëshimi pe atyre dhe patja e mendimit të mirë për ta dhe animi kah ata është fillimi i rrugës së lajthitjes dhe devijimit:
وَلاَ تَرْكَنُواْ إِلَى الَّذِينَ ظَلَمُواْ فَتَمَسَّكُمُ النَّارُ
“Dhe mos anoni nga ata që bëjnë zullum, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri.” [Hud, 113]
A ka njerëz më zullumqarë sesa njerëzit e bidatit?! Njerëzit e bidatit janë më të këqinj sesa njerëzit e prishur e gjynahqarë.
Përktheu: Alban Malaj