Bismilah...

Nga Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij

 

Pyetje:
Këtu kemi një pyetje nga disa prej vëllezërve tanë (...), ky pyetës thotë se ka dëgjuar që juve keni thënë në një kasetë me zërin tuaj se Selefizmi jonë është më i fortë, më i mirë se Selefizmi i Albanit? Dëshiron sqarim për këtë.

Shejkh RabijIbn Hadij el-Medkhalij:
I jam përgjigjur kësaj pyetje herë pas here, dhe kjo fjalë është e njëjtë me fjalën: “el-Albani shan Shejkh Muhamed bin Abdul-Uehhab.” Cila është përgjigja juaj për këtë pretendim kundër Shejkh Albanit?
Përderisa njerëzit e paragjykimeve po trumbetojnë me këtë pyetje dhe po e bëjnë vazhdimisht dhe unë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje vazhdimisht, atëherë, unë po ju pyes: ç'mendoni ju për atë që thotë se Albani shan Imam Muhamed bin Abdul-Uehhabin? A nuk keni përgjigje? Unë jam përgjigjur për të dhe ata janë refuzuar dhe gënjeshtra e tyre u bë e qartë. Ata që e përsërisin këtë pyetje janë gënjeshtarë.

Ata nuk kanë xhelozi për ta mbrojtur Albanin as nga afër e as nga larg dhe ata janë prej armiqve të tij dhe prej armiqve të menhexhit të tij! Këtë e përsërisin për të bërë fitne, ky është qëllimi i tyre. Unë e respektoj Albanin, nuk besoj se dikush ma kalon në respektin tim ndaj tij. Unë e kam mbrojtur shumë atë – lavdi Allahut – dhe në këtë fjalë, në këtë kasetë ku e kam thënë këtë fjalë, kjo kasetë ishte në mbrojtje të Shejkh Albanit! Kështu që, natyrisht, ithtarët e epsheve më vendosën ndërmjet çekanit dhe kudhrës, nga kjo kasetë, njëri prej tyre... – kurse ata janë një gjë e vetme, një menhexh i vetëm, një burim i vetëm, janë njerëz të ndyrësirave dhe kurtheve - disa prej tyre thonë se unë jam ekstremist për Albanin dhe në këtë kasetë e kam ndërruar ngjyrën ndaj Albanit. Ë?! Në rregull! I jemi përgjigjur këtij dyshimi dhe e kemi sqaruar gënjeshtrën, e kështu me radhë, si dhe gënjeshtrën e tyre. Aspekti i dytë, ana tjetër e këtij mulliri është se thonë që unë e kritikoj Albanin, unë e shaj atë, prandaj e kam thënë këtë fjalë. Nuk gjetën gjë tek kjo kasetë përveç kësaj! Pastaj vjen e thotë: “Në mbrojtje të Albanit” dhe komenton këtë fjalë! E zëmë o vëllezër se thash: Selefizmi jonë është më i fuqishëm sesa Selefizmi i Albanit. A mos është kjo fjalë për të përjashtim nga  Selefizmi? A është kjo përjashtim i tij nga Selefizmi? Jo! Allahu ju bekoftë.


Kur Imam Shafiu thotë për Imam Ahmed bin Hanbel dhe për vëllezërit e tjerë, thotë: “Ju jeni më të ditur se unë për hadithin dhe transmetuesit e hadithit. Andaj, më lajmëroni për çdo hadith të saktë që vjen nga Kufa, Basra, Shami, Egjipti, më tregoni për saktësinë e tij që të punoj me të.” A është kjo nënvlerësim për Shafiun? Ahmedi ishte më i ditur, e pranoi këtë Shafiu dhe ne e dimë, ai është më i ditur për saktësinë e haditheve dhe në njohjen e transmetuesve të hadithit.
A është kjo nënvlerësim për vet Shafiun? Sidoqoftë, shembujt janë të shumtë. Shembujt janë të shumtë.


Pra, Shejkhul-Albani ka thënë në fjalën e tij për Shejkh Muhamed bin Abdul-Uehhabin se ai është Shejkhul-Islami i dytë, në këtë kasetë apo në këtë fjalë për të cilën thonë se ai e ka sharë Shejkh Abdul-Uehhabin. O vëlla! Nuk ka si Shejkhul-Islami. Shejkh Abdul-Uehabi dhe të gjithë nxënësit e tij asnjëri prej tyre nuk e thotë këtë për Muhamed bin Abdul-Uehhabin, as për Ibn Kajjimin, as për Ibn Haxherin, as për Sheukanin dhe të tjerë, të cilët e kanë mbrojtur Ibn Tejmijen, nuk e arrin Ibn Tejmijen në  memorie, në durim, në dije dhe zgjuarsi, asnjë nuk e thotë dhe asnjë e pretendon këtë. Asnjë nuk e pretendon këtë për veten e tij dhe as që e pretendon për ndonjë tjetër. Pra, çështja është se ai e tha këtë porse kjo nuk është përçmim për Imam Muhamed (Abdul-Uehhabin), Allahu ju bekoftë.


Pra, në këtë fjalë thotë Shejkhul-Albani: “Ai është Shejkhul-Islami i dytë pas Ibn Tejmijes.” (Shejkh Albani) e kaloi Ibn Kajjimin, Ibn Kethirin, Mizziun, Dhehebiun dhe të tjerë që erdhën pas tyre prej ulemave të Sunetit, dhe e quajti atë (Muhamed bin Abdul-Uehhabin) Shejkhul-Islami i dytë. Ky që e thotë këtë fjalë dhe përdor fjalën “Muxheddid” duke e vënë në këtë pozitë, ky njeri a e cilëson Shejkh Muhamed Abdul-Uehhabin me mangësi?


Në rregull, po unë që e kam mbrojtur Albanin, e kam mbrojtur, e kam mbrojtur, e kam mbrojtur në këtë kasetë, dhe kam sqaruar pozitën e tij, xhihadin e tij, dijen e tij, mbrojtjen e tij ndaj Sunetit, luftimin e bidateve dhe përhapjen e Sunetit, ngritjen e flamurit të Sunetit, e kështu me radhë... Ata thanë, domethënë përhapnin fjalë që ne nuk e kemi njohur Selefizmin përveç se nga Albani dhe se ne jemi grupacioni i Albanit. Prej nga erdhën me këtë spekulim? Prej nga erdhën me këto fjalë? ...Ne e kemi njohur Selefizmin para Shejkhul-Albanit. Që prej ditës së parë që ka ardhur të na mësoj në Universitet, që në fillim debatonim me Shejkhun, jo ngaqë mendonim se Selefizmi jonë është më i fortë se Selefizmi i tij, Allahu ju bekoftë.


Në rregull, Shejkh Albani na shikonte neve si të ashpër dhe ne e shikonim atë të butë në lidhje me qëndrimet tona. Unë e thashë këtë fjalë jo për ta përçmuar atë. Përse ne jemi të ashpër?? Ç'do të thotë kjo? Kur ai e ka thënë këtë, a do të thotë kjo se ne e kemi përçmuar atë? Nuk e kemi thënë për ta përçmuar atë e as që e kemi përçmuar, Allahu ju bekoftë.


Sido që të jetë, akideja jonë dhe akideja e Albanit është një e vetme, menhexhi jonë dhe menhexhi i tij është një. Shejkh Ibn Bazi, Ibn Uthejmini, Albani, Muhamed bin Abdul-Uehhabi, Ibn Tejmije, të gjithë janë në një akide të vetme dhe në një menhexh të vetëm. U përhap ky davet i të gjithë atyre, për gjashtëdhjetë vjet, gjatë jetës së Albanit dhe Ibn Bazit, në lindje dhe në perëndim, dhe nuk gjejnë Selefijunët në gjithë botën mospërputhje mes menhexhit të Albanit dhe menhexhit të vëllezërve të tij.


Mirëpo këto gjëra i nxisin njerëzit e fitneve, siç është kjo pyetje të cilën e përhapin kundër Albanit dhe kundër meje. Qëllimi mbas të gjitha këtyre gjërave është përplasja e Selefijinëve njëri me tjetrin. Sikur kjo t’i arrinte Albanit nuk do ta kishte lëkundur atë kurrë. Dhe kjo u arriti nxënësve të tij dhe kjo nuk i lëkundi ata. Dhe ata të cilët e qarkullojnë këtë besoj se ata janë armiqtë e Albanit dhe armiqtë e menhexhit të tij, dhe nuk duan me këtë përveç se fitne. Dhe tani, unë nuk e akuzoj pyetësin i cili më pyeti – in shaa Allah – porse e ka drejtuar gabimisht nga ata të prishur, prandaj ma bëri këtë pyetje. Po.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari