Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Ubejd Ibn ‘Abdullah el-Xhabirij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=136112

 

Pyetje: A është e saktë fjala që “Fukahatë Murrxhia” janë Murrxhiat e Ehli-Sunetit?

Përgjigje: Kjo nuk është e saktë. Imamët kanë unanimitet në shpalljen e tyre bidatçinj. Ata janë bidatçinj, porse ata qëndrojnë më poshtë Murrxhive të parë ekstremistë. Dhe ne nuk dimë që ndonjëri prej Imamëve të ketë thënë: “Murrxhiat e Sunetit”. Porse kjo është thënë kohët e fundit, në kohën tonë. Allahu na ruajt, Allahu na ruajt! Kjo është ajo që di unë. Edhe nëqoftëse kjo është thënë në kohët e herëshme, ne nuk jemi në dijeni për këtë. Ata janë bidatçinj, të devijuar. Dhe prej atyre që i kanë sharë ata është Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh rahimehullah. Pastaj, kjo është hapje e një dere të rrezikshme. Mundet që dikush të thotë “Khauarixhët e Ehli-Sunetit”, “Rrafidat e Ehli-Sunetit”, “Xhehmijet e Ehli-Sunetit”, “Muëtezilet e Ehli-Sunetit”, “Maturidijet e Ehli-Sunetit”, “Kaderitë e Ehli-Sunetit”... e nëse i thuhet atij: Jo! Ai do të thotë: “E përse? Ju peshoni me dy peshore! Përse nuk i refuzuat “Murrxhiat e Ehli-Sunetit”! Kurse neve na i refuzoni “Kaderitë e Ehli-Sunetit” dhe “Khauarixhët e Ehli-Sunetit”? A nuk mund të jetë një derë e vetme?” Edhe ne themi: dera është një. Të gjithë bidatçijtë janë të devijuar dhe nuk lejohet që ata t’i atribohen Ehli-Sunetit. Pra, Ehli-Suneti janë të pastër nga rrugët që ndjekin ata, janë të pastër ashtu si ujku që ishte i pastër nga gjaku i Jusufit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).


Video në AudioSelefi.org

 

 

Përktheu: Alban Malaj