Bismilah...

Shejkh Ahmed Bazmul


 

Pyetje: Allahu ju ruajt, disa njerëz thonë për atë që i ndjek dijetarët sikur Shejkh Rabij në qëndrimet e tija në Menhexh, dhe ai i cili bashkëpunon me studentët të cilat i marrin këta qëndrime, thonë për këtë person se ai, “ka intelekt të dobët dhe nuk mund të mendoj për veten e tij,” ç'thoni ju për këtë?

Përgjigje nga Shejkh Ahmed Bazmul: Kjo pyetje, Allahu ju bekoftë, përmban në vete edukatë të keqe në shumë e shumë aspekte.

Aspekti parë:

Kjo është në kundërshtim me Menhexhin e Selefëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta), Umeri dhe Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta) kanë përmendur se njerëzit do të vazhdojnë në mirësi përderisa marrin (dije) nga të mëdhenjtë e tyre (dijetarët).

Pra, si na qenka kthimi tek dijetarët mendjelehtësi?

Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), dhe kjo është transmetuar saktë nga Umeri dhe Ibn Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë), a mund të thotë dikush se Umeri i urdhëron njerëzit me diçka në të cilën ka mendjelehtësi?

Kjo është e pakapshme!

Çështja e dytë

 

I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka përmendur se nga shenjat e Çastit (kijametit) është marrja e dijes nga të vegjlit, ndërsa të vegjlit janë ithtarët e ëndjeve, dhe tek të vegjlit bëjnë pjesë edhe të rinjtë dhe ata që janë të papërvojë, të cilët nuk janë të kualifikuar në dije, ndërsa dalin në krye (për të folur) për çështjet madhore (të Fesë).

Këta futen në këtë hadith sepse ata janë të vegjël. Pra, a thuhet se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue selem) na urdhëron për t'iu kthyer dijetarëve të mëdhenj, dhe na ndalon që t'u kthehemi të vegjëlve, dhe na, dhe na urdhëron që të biem në një çështje e cila është mendjelehtësi për ne?

Allahu na ruajt nga devijimi (mashtrimi).

Po ashtu Allahu Azze ue Xhel-le thotë:

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

“Pyesni njerëzit e dijes nëse ju nuk dini.” en-Nahl, 43

Andaj, Allahu Azze ue xhel-le na ka urdhëruar që t'u kthehemi Ehlul-Dhikrit dhe ata janë dijetarët. Ehlul-Dhikri janë ata që kanë dije dhe ata që veprojnë sipas Kuranit.

Pra, Allahu na urdhëron për t'iu rikthyer dijetarëve, e ju thoni se kthimi tek dijetarët na qenka mendjelehtësi?

Kini frikë Allahun për Fenë tuaj. Shikoni, Allahu ju bekoftë, se si ëndjet dhe bidatet i çojnë pasuesit e saj në shkatërrim. Kërkojmë nga Allahu siguri dhe mirëqenie.

Shikoni, kur ju jeni mbështetur tek mendjet tuaja, keni rënë në një gjendje të ulët dhe në mendjelehtësi.

Kjo është budallallëk, sepse ai që ka mend, edhe në gjëra që s'kanë të bëjnë me Fenë, ai që ka mend në çështjet e dynjasë, thotë: Unë iu kthehem të mëdhenjve, sepse vërtet ata janë më të ditur, më të informuar dhe me më shumë përvojë.

Ndërsa budalla dhe mendjeleht është ai që u kthehet të vegjëlve dhe fëmijëve dhe atyre që janë mendjelehtë.

Pra, në fakt ju jeni ata që jeni mendjelehtë përderisa ju u ktheheni mendjeve tuaja.

Çështja e tretë

Ne themi, Allahu ju bekoftë, dhe kjo pikë është tejet e rrezikshme, e ajo është që ta dini, Allahu ju bekoftë, atë që disa njerëz e thonë, “o vëlla, unë kam mend, kthehu mendjes tënde, mendo.”

O vëlla, ti me këtë (që e thua), bën që të mbështetesh në veten tënde dhe të mbështetësh tek shejtani yt, dhe mund të rrënohesh dhe shkatërrohesh, Allahu mos e caktoftë, pra ti bie në gjëra shkatërruese.

Dhe ti e njeh më mirë veten tënde, nuk ke dije, nuk ke përvojë.

Sikur të ishe dijetar, atëherë kthehu vetes tënde, porse ti je xhahil (injorant) apo je nxënës dije që ke nevojë për dijetar.

Po ashtu i themi atij, kjo nuk është nga aspekti i pasimit të verbër (taklid) e as nga aspekti i partishmërisë.

Në fakt ky është Suneti dhe Menhexhi i Sahabëve siç u përmend më parë.

Dhe dallimi në mes kthimit te dijetarët në çështjet e ixhtihadit dhe në çështjet madhore si dhe për çështjet të cilat janë të kualifikuar vetëm dijetarët e mëdhenj.

Kjo është në aspektin e pasimit (pasimit të dijetarëve bashkë me argumentin) si dhe nga aspekti i kthimit tek e vërteta, si dhe nga aspekti (i të kapurit) pas xhematit.

Dallimi në mes kësaj dhe pasimit të një dijetari në të pavërtetën e tij.

Ju jeni pasuesit e verbër, gjersa e pasoni verbërisht (Adnan) Arurin, dhe e pasoni verbërisht Ibrahim Ruhejlin, dhe e pasoni verbërisht Ebul-Hasen el-Maribiun.

Dhe e pasoni verbërisht Ali Halebiun, dhe e pasoni verbërisht Shoqatën për Ringjallje të Trashëgimisë (Ihjau-Turathin) dhe Shoqatën Darul-Bir, dhe i pasoni disa shoqata të cilat i keni atje nga ithtarët e të kotës, për atë që ata u urdhërojnë nga e kota (batil) dhe i pasoni ata.

Pra, ky është pasim i verbër i poshtëruar.

A nuk po turpëroheni?

Ti e nënçmon ndjekjen (itiba' – ndjekja e dijetarëve me argumentet e tyre) dhe e përshkruani atë si pasim i verbër i nënçmuar.

Ndërsa vet ju bini në pasimin e verbër të poshtëruar e të kotë, dhe e quani atë “çlirim” dhe “logjikë” dhe se ai është “pasim i të vërtetës?”

Pasha Allahun, shejtani luan me juve!

E lusim Allahun Azze ue Xhel-le, të na ruaj neve dhe juve prej saj, e lusim Allahun që të na udhëzoj nga ky devijim.

Pra kini kujdes, Allahu ju begatoftë, nga kundërshtimi i Menhexhit të Selefëve.

Pyetësi: Allahu ua shpërbleftë me të mira o Shejkh.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari