[el-Fetaua el-Hadijthijeh lil-Alameti ed-Dijar el-Jemenijeh, vëll.2/fq.84-85]
Ka thënë Shejkh Mukbil (rahimehullah):
“Nuk bën të bazohesh në thënien “më ka transmetuar një thikat”, ngase Shafiu thoshte, “Më ka transmetuar thikati” dhe aludonte për Ibrahim Ibn Ebij Jahja. E me të vërtetë Nesaiu (rahimehullah) e llogariste atë si një prej krerëve të gënjeshtarëve. Dhe gjithashtu, Imam Ahmedi thotë për Ibrahim Ibn Ebij Jahja: “Ai është Xhehmij Kaderij, çdo fatkeqësi gjendet tek ai.” E ndoshta thotë gjithashtu: “Më ka transmetuar thikati” dhe ai aludon për Muslim Ibn Khalid ez-Zenxhij, i cili është da’ijf po ashtu. Ai ndoshta është thikat tek Shafiu porse është da’ijf tek të tjerët. Kështu që, në këtë rast nuk e merr atë që ka thënë për atë apo për të tjerë si puna e tij, me fjalën “më ka transmetuar thikati”.”
Përktheu: Alban Malaj