Shejkh Muhamed bin Hadij el-Medkhalij
Pyetje: Kemi filluar të ndihemi të huaj mes atyre që ishin në një menhexh me ne, por që sot ndjekin menhexhin temji’ dhe po na akuzojnë për ashpërsi dhe vrazhdësi. Atëherë cila është këshilla juaj për ne, Allahu ju bekoftë?
Përgjigje: Këshilla ime për të gjithë ata që kanë ndjekur Sunetin është që të shohin kundërshtarin sot; a është ai sikurse ka qenë deri dje? Dhe le t’i sjellë atij argument fjalët që i thoshte deri dje dhe t’i kujtojë me to se deri dje ai e konsideronte bidat këtë gjë me argument sheriatik dhe me fjalët e dijetarëve të Sunetit, kurse sot ka lëshuar tek kjo gjë. Ju kujtojani atij këtë që ta dijë se ne dhe ti deri ishim deri dje tek kjo gjë, andaj cili nga ne ka ndryshuar dhe ka dalë nga rruga? Kështu pra, nëse ai pendohet dhe kthehet, atëherë lavdia i takon Allahut. E nëse nuk kthehet, atëherë ai dëmton vetëm veten e tij; ai u këshillua. Andaj kush ka ndjekur të vërtetën nuk duhet të mashtrohet nga ai dhe as nuk duhet të trishtohet për të. Po, ne mërzitemi kur ata e lëshojnë të vërtetën, por:
وَمَا أَنتَ بِهَادِي الْعُمْيِ عَن ضَلالَتِهِمْ إِن تُسْمِعُ إِلاَّ مَن يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا فَهُم مُّسْلِمُونَ
“Ti as nuk mund t’i nxjerrësh të verbërit nga humbja e tyre! Ty të dëgjojnë vetëm ata që besojnë Shpalljet Tona dhe janë të nënshtruar.” en-Neml, 81
Dhe ai që s’dëgjon, ti smund t’i bësh dobi me ndonjë gjë sado të mundohesh dhe sa do të përpiqesh dhe çfarëdo që të bësh. Prandaj ti duhet t’u kujtosh atyre të djeshmen e tyre, dhe a janë ata sot ashtu si ishin dje? Dhe kjo është pengesa e tyre më e madhe, nëse Allahu ka shkruajtur për ta mirësinë dhe udhëzimin. Në të kundërt, i braktisini ata dhe çështjen e tyre, dhe kjo nuk ju dëmton juve ngase ai është tradhëtar, sikurse e dëgjuam më herët në këto hadithe që lexuam në fillim të ligjëratës sonë.
Dhe ai dëmton veçse veten e tij dhe nuk i bën dëm Allahut aspak. Dhe vëllezërit duhet të bëjnë sqarim, duhet të sqarojnë gjendjen e këtij njeriu si ishte dje dhe kjo është fjala e tij dhe ky është qëndrimi i tij, kurse sot ai ai mban këtë qëndrim dhe thotë këto fjalë, kjo është fjala e tij për çështjen e filanit dje, dhe kjo është fjala që thotë Ehli-Suneti dhe Ulematë e Sunetit, ky është argumenti i tij dhe ky është argumenti i tyre, dhe pastaj ua përkujton njerëzve, kurse sot ai thotë këtë e këtë e këtë.
Kështu që cilën nga këto dy gjendje të marrim për bazë në gjykimin e tij? Dhe cila nga këto dy gjendje është rrugë më e udhëzuar se tjetra? Gjendja kur ai ishte në përgjithësi me Ehli-Sunetin, me Ulematë e Ehli-Sunetit dhe pasuesit e Hakut dhe Udhëzimit, apo gjendja e sotme tij e devijuar?
Dhe këto in sha Allah mjaftojnë për t’i përkujtuar njerëzit, mirëpo për atë njeri duhet të flitet me sqarime, me argumente dhe fakte, ja fjalët e tij dje dhe ja fjalët e tij sot, ja qëndrimi i tij dje dhe ja qëndrimi i tij sot. Dhe kështu me Lejen e Allahut Tebarake ue Te’ala argumenti dhe fjala kundër tij do të jetë i qartë.
Dhe ai duhet ta dijë se ky dëm nuk e dëmton atë in sha Allahu Te’ala, dhe ai duhet të jetë mendje-mprehtë. Tekstet sheriatike që përmendëm janë prehje për të me Lejen e Allahut Xhel-le ue ‘Ala, dhe kjo nuk është gjë e panjohur për cilindo që do të kundërshtojë Rrugën e Ehli-Sunetit. Dhe ne kemi folur shumë për këtë, shumë fare.
Ai i cili deri dje ishte me ty, e shikon sot duke bërë lëshime me sektet dhe grupet e tjera; ata të cilët ai i kritikonte deri dje, befas sot e shikon se ai është bërë vëlla me ta, dhe kush ishte me të dje, befas sot e shikon se janë armiq të tij. Prandaj ne i kërkojmë Allahut mirëqënie, siguri dhe palëkundshmëri në Hak e në Udhëzim, dhe të mos na devijojë pasi që na udhëzoi.
Dhe lusim Allahun Xhel-le ue ‘Ala që të na mbrojë nga Fitnet, ato që janë të dukshme dhe ato që janë të padukshme. Çdo umet ka fitnen e tij, kurse fitneja e këtij Umeti është pasuria. Shumicën e rasteve që hyn devijimi tek njerëzit është nga kjo derë. Lusim Allahun të na japë mirëqënie dhe siguri.
Njeriu Selefij shet veten e tij, pasi që ka qenë Selefij e shet fenë e tij për diçka të kësaj dynjaje, dhe e shikon atë të butë me hizbitë, e pas kësaj e shikon të anojë kah hizbive. E ai patjetër që do të zbutet (me hizbitë) dhe do t’i akuzojë të tjerët për ashpërsi dhe vrazhësi. Përse? Për të shfajësuar qëndrimin të cilin mban sot.
Mirëpo, siç ju thashë, ai s’dëmton tjetër përpos veten e tij, dhe Allahun nuk e dëmton asgjë. Prandaj vëllezërit tanë duhet të jenë të palëkundur dhe të bëjnë durim në Rrugën që ndjekin ngase Haku është një. Dhe atij personi i thuhet: hiq dorë nga dredhirat në Fenë e Allahut sepse Haku është një, Haku është i moçëm, dhe ti e ke detyrë të ndjekësh rrugën e të Parëve. Prandaj lëri ato që kanë shpikur ata shpikësa. Po.
Përktheu: Alban Malaj