Bismilah...

Shejkh Muhamed bin Hadij el Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=138192


 

Përgjigje nga Shejkh Muhamed bin Hadij:

 

Shumë prej atyre që flasin dhe thonë se kjo është el-Uer’a (kujdesi dhe ruajtja nga haramet dhe dyshimet që të shpijnë në haram, si dhe veprat që janë te lejuara –mubah), ata thonë:  “Kanë shpëtuar prej (gojës) tënde Jehudët dhe të Krishterët dhe nuk shpëtojnë dot  prej teje vëllezërit e tu.”

 

Jehudët dhe të Krishterët nuk kanë shpëtuar nga ne. Ç’a do u themi diçka më të shkoqitur se Fjala e Allahut (Xhel-le ue ‘Ala):

 

لُعِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَىٰ لِسَانِ دَاوُودَ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ

 

“Ata që mohuan nga Bijtë e Israilit, u mallkuan me gjuhën e Dautit dhe të Isait, të birit të Merjemes.” El-Maideh, 78

 

Ne, sa herë e lexojmë këtë (ajet)? Dhe të tjerë, nëse unë nuk e kam lexuar, e ka lexuar vëllai im, nëse nuk e ka lexuar vëllai im, e ka lexuar i dyti, i treti. Sa e herë e lexojnë muslimanët këtë ajet në botën Islame çdo ditë? Sa janë atë që i mallkojnë (të Krishterët dhe Jehudët)?

 

وَقَالَتِ الْيَهُودُ يَدُ اللَّهِ مَغْلُولَةٌ غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُوا بِمَا قَالُوا


“Hebrenjtë thonë: “Dora e Allahut është e shtrënguar.” Iu lidhshin duart atyre dhe qofshin të mallkuar për atë që thonë.” El-Maideh, 64

 

 

Kush të tha ty se Jehudët dhe të Krishterët kanë shpëtuar nga ne? A na ke parë neve që t’i lavdërojmë ata? A na ke parë që të thurim lavde për ta? A na ke parë neve t’i madhërojmë ata saqë të na thuash këtë fjalë? Kjo nuk është e vërtetë.

 

Porse kjo fjalë thuhet duke dashur që të rrëzohen njerëzit e hakut përmes fjalës së pavërtetë,  nga e cila fjalë njerëzit nuk korrin përveç se sherr, Allahu na ruajt neve dhe juve nga kjo. Andaj, ai që mendon se heshtja ndaj bidatit të refuzuar dhe ndaj ithtarëve të tij është prej el-Uer’a (kujdesi dhe ruajtja nga haramet dhe dyshimet që të shpijnë në haram, si dhe veprat që janë te lejuara –mubah), atëherë ai e ka gabim ose është gënjeshtar, nuk e ka nuhatur aromën e dijes.

 

Porse, të flitet për ta (bidatçijtë) sipas nevojës. Kurse nevojat ndryshojnë.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari