Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://vb.noor-alyaqeen.com/t19133/
Pyetje:
Allahu ju dhëntë mirësi, Shkëlqesia Juaj, ky pyetës thotë: “Disa njerëz që janë armiq të thirrjes së Shejkhul-Islamit – Muhamed bin Abdul-Uehhab (rahimehullah) - thonë se Shejkhul-Islami dhe Imam Muhamed Su’ud kanë bërë kryengritje (khuruxh) kundër qeverisë së shtetit Osmanlli dhe i janë kundërvënë bindjes ndaj tyre.” Kurse kjo është në kundërshtim me besimin e Ehli Sunetit dhe Xhematit, cili është mendimi juaj për këtë fjalë? Allahu ju forcoftë.
Përgjigja nga Shejkh Feuzan:
Dhe ky që e thotë këtë fjalë, a është i kapur pas dëgjimit dhe bindjes (ndaj udhëheqësit)? Shumica e atyre që e thonë këtë fjalë e shohin të udhës kryengritjen kundër udhëheqësve në këtë kohë, dhe nuk kapen dhe nuk e pranojnë udhëheqjen e prijësave. Ky është aspekti i parë.
Aspekti e dytë është se Shejkh Muhamed bin Abdul-Uehhab (rahimehullah) dhe Imam Muhamed bin Su’ud nuk kanë bërë khuruxh ndaj udhëheqësit në kohën ë tyre, ngaqë shteti Osmanlli nuk kishte pushtet në vendin e Nexhdit (territoret që shtrihen në lindje të Arabisë Saudite), meqë ai ishte në dorën e prijësave të tij. Në çdo qytet të vendit të Nexhdit ishte në krye një udhëheqës i pavarur i cili e sundonte atë, dhe nëse vdiste ai, e zëvendësonte atë njëri nga bijtë apo të afërmit e tij.
Osmanllinjtë nuk kishin pushtet në vendin e Nexhdit dhe as që interesoheshin për të. Shteti Osmanlli nuk kishte interes për vendin e Nexhdit, sepse nuk kishte prodhim në kohën e saj dhe nuk i interesonte. Kurse ata (Osmanllinjtë) e kanë luftuar shtetin Sauditë, jo se këta bënë kryengritje kundër tyre (Osmanllinjve), këta i luftuan për shkak se kishin frikë prej tyre (shtetit Sauditë). E luftuan shtetin Sauditë ngase kishin frikë prej tyre, kur u ngrit autoriteti i tij dhe doli në shesh fuqia e tij, ata u frikësuan prej shtetit Sauditë, kështu që i luftuan nga frika se mos shteti Sauditë i sulmonte në shtetin e tyre. Ky ishte qëllimi. Përndryshe, ata nuk kishin pushtet mbi vendin e Nexhdit, porse ai ishte në dorën e krerëve dhe udhëheqësve të tyre gjeneratë pas gjenerate, derisa sa erdhi me thirrje Shejkh Muhamed bin Abdul-Uehhab, rahimehullah, dhe e ndihmoi atë Muhamed bin Su’ud, kështu e zgjeruan pushtetin e tyre mbi të gjithë vendin e Nexhdit si dhe në vendet tjera të gadishullit (Arabik).
Allahu (Subhanehu ue Te’ala) ua bëri të mundur këtë atyre, sepse ata filluan me thirrjen e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe me përhapjen e Islamit, dhe të gjitha principatat të cilat më parë ishin të ndara në Nexhd u futën nën një pushtet të vetëm, kështu që, në këtë çast, shteti Osmanlli pati frikë se ata do të arrinin në vendet e tyre, në Irak, në Sham. Ata kishin frikë për veten e tyre.
Ata (Osmanllinjtë), po ashtu, kishin besëtytni dhe tyrbe, dhe kështu patën frikë për gjendjen e tyre, kishin Sufizëm dhe bidate. Pra, ata kishin frikë për rrethanat në të cilat gjendeshin, dhe se thirrja e Shejkhut do t’i ndryshonte ato. Dhe për këtë arsye, ata e luftuan shtetin Sauditë. Po.
Përktheu: Jeton Shasivari