Fetaua Lexhnetud-Da’ime, Vëllimi 1, Pyetja n. 11, Fetvaja n. 5741.

 


Pyetje: Ai që nuk gjykon me atë çfarë ka shpallur Allahu, a është Musliman apo është mosbesimtar që ka bërë kufër të madh dhe që nuk kanë për t’iu pranuar veprat?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi Familjen dhe Shokët e tij. E më pas:

 

Allahu thotë (kuptimi i përkthimit të ajeteve):

“Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu, ata pra janë mosbesimtarët (kafirun) .”
[Ma’ide, 44]

“Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu, ata pra janë zullumqarët (dhalimun) .”
[Ma’ide, 45]

“Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu, ata pra janë të shthururit (fasikun) .”
[Ma’ide, 47]

Megjithatë, nëse dikush e bën të lejuar këtë dhe beson se gjykimi me ligj tjetër nga ai i Allahut është i lejuar, atëherë ai ka bërë kufër të madh, zullum (dhulm) të madh dhe shthurje të madhe, që të nxjerrin nga Feja. Por nëse ai ka vepruar kështu për shkak të ndonjë rryshfeti apo për ndonjë arsye tjetër ndërkohë që ende beson se kjo (gjykimi me ligj tjetër) është e ndaluar, atëherë personi i tillë është mëkatar dhe konsiderohet se ka bërë kufër të vogël, zullum të vogël dhe shthurje të vogël 1, por që nuk e nxjerrin nga feja, sikurse e kanë shpjeguar edhe dijetarët në tefsirin e këtyre ajeteve.

Suksesi është nga Allahu; lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi Familjen dhe Shokët e tij.

 


1 Duhet pasur parasysh se shthurja arrin deri në kufër dhe në vetvete ajo është gjynah i madh. Po kështu edhe kufri i vogël dhe dhulmi i vogël janë gjynahe të mëdha. Kur thuhet shthurje e vogël, d.m.th. që nuk arrin deri në kufër, por është gjynah i madh.

Kryetar: Imam Ibni Baz (Allahu e mëshiroftë)
Zëvendëskryetar: Shejkh Abdur-Rrazzak el-Afijfi (Allahu e mëshiroftë)
Anëtar: Abdullah el-Gudejan
Anëtar: Abdullah bin Ku’ud

 

Përktheu Alban Malaj