Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi. Ky (pyetës) thotë: Kam një djalë i cili ngul këmbë shumë herë duke më thënë se do shkoj në xhihad, a ta lejoj atë apo jo?
Përgjigje: Kjo është ajo që ju thamë: ruani fëmijët tuaj. Ata e quajnë atë xhihad në mënyrë që t’i nxisin njerëzit drejt tij dhe sjellin ajete të xhihadit, hadithe të xhihadit, i nxisin njerëzit drejt tij, kurse ai nuk është xhihad. Nuk është xhihad. Porse ai është rekrutim kundër jush. Ju e keni parë këtë, s’ka nevojë (për shtjellim të mëtejmë, sh.p.). E keni parë se çfarë xhihadi është ky, është xhihad për t’ju therur juve. Ky është xhihadi që duan ata: duan që t’i rekrutojnë bijtë tuaj për t’ju therur juve, ndërsa vet ata të jenë rehat. Ata duan që t’ju bëjnë juve që të merreni me fëmijët tuaj. Këtë e duan ata. Andaj, mos e lër djalin tënd të shkoj me njerëz që ti nuk i njeh, nuk e njeh akiden e tyre, nuk e njeh menhexhin e tyre. Mos e lër kurrë. Ti je përgjegjës për djalin tënd.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari