Dijetarët vdesin dhe shkojnë, pastaj kush do të mbesë? Kush do të mbesë për Umetin, kush do të mbesë për njerëzit, kush do të mbesë për muslimanët? Kush do ta mbajë këtë amanet? Kush do ta mbajë Kur'anin dhe Sunetin? Kush do ta mbajë fik'hun? Kush do ta përcjellë këtë dituri? Kush do ta ruajë diturinë e Profetit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - për Umetin e tij? Jeni ju! Nëse nuk e ruajnë dijetarët dhe nxënësit e diturisë dhe nuk tregohen seriozë këtu, atëherë kush do ta ruajë? Ska dyshim që dituria ka për të ikur! Prandaj ne kemi frikë nga ajo kohë, për të cilën ka thënë Profeti - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:
"Me të vërtetë që Allahu nuk do ta largojë këtë dituri duke e hequr atë nga zemrat e dijetarëve, por duke i marrë dijetarët, derisa të mos mbetet më asnjë dijetar dhe njerëzit do të marrin injorantët për udhëheqës!"
Qysh do t'i marrë dijetarët? Domethënë do t'i marrë ata me vdekjen e tyre. Nëse s'ka më dijetarë, atëherë s'do të ketë as nxënësa të diturisë! Atëherë njerëzit do të marrin injorantët për udhëheqës dhe do t'i pyesin, kurse ata do të japin fetva pa dituri. Kështu do të devijojnë vetet e tyre dhe do të devijojnë edhe të tjerët. Kjo është një çështje e rëndë, shumë e rëndë! Secili nga ju që shikon te vetja e tij pjekuri dhe fuqi, atëherë, gjëja më e mirë të cilës duhet t'i përkushtohet në rrugën e Allahut sot, është dituria.
Xhihadi më i madh që ka nevojë sot Umeti është xhihadi me dituri, që të mësosh, të memorizosh, të kuptosh, të përforcohesh, nëse ke fuqi dhe kapacitetet për këtë aspekt, derisa të bëhesh i dobishëm për Umetin. Për çfarë ka nevojë Umeti sot? Ka nevojë për dijetarë edukatorë."
Përktheu: Alban Malaj