Bismilah...

Nuk ka xhihad përveç nëse plotësohen shtatë kushte apo shtatë kritere të rëndësishme.

Kushti i parë:

Të bëhet sinqerisht vetëm për Allahun, të Vetmin. Ai që lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai është në rrugë të Allahut.

Kushti i dytë:

Të jetë sipas udhëzimit të Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pa shtuar gjë dhe pa pakësuar gjë në të.

Kushti tretë:

Që ai që thërret për në xhihad të jetë udhëheqësi. Askujt nuk i lejohet t’i paraprijë atij. Sa i përket xhihadit të individëve, këtë e kanë mbjellë disa hizbijë në shpirtrat e të rinjve tanë, dhe kështu ata u bënë karrem i shejtanit në vende ku luftojnë të rinjtë, apo jo?! Siç është gjendja në shumë vende që janë përreth nesh. Ky xhihad është në rrugë të shejtanit. Nuk u lejohet të rinjve që ata vetë të ngrenë flamujt, por ai që e bën këtë duhet të jetë udhëheqësi, i cili është konsultuar me dijetarët. Udhëheqësi është ai që i di dobitë dhe dëmet që vijnë si pasojë e këtij luftimi.

Kushti i katërt:

Marrja e lejes. Prej kujt? Prindërve. Ju i dini hadithet që kanë ardhur për këtë.

Kushti i pestë:

Që të mendohet se Muslimanët do të fitojnë. Nëse Muslimanët janë të dobët, atëherë nuk u lejohet atyre të rrezikojnë veten e tyre. Veprimi i Khalid ibën Uelidit në betejën e Mutasë, është argumenti më i mirë për këtë çështje.

Kushti i gjashtë:

Të jetë nën udhëheqjen e një flamuri të njohur në të cilin nuk luftohet për partishmëri dhe fanatizëm.

Kushti i shtatë:

Që Muslimanët të kenë fuqi dhe mbrojtje të fortë për të luftuar.

Ai që do të dijë më shumë detaje për xhihadin, le ta lexojë librin “Kriteret e Xhihadit” të Shejkh Hamed el-Uthmanit, apo librin “Kriteret e Xhihadit” të Shejkh Abdusselam Suhejmit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari