Bismilah...

Të gjitha këto janë si pasojë e belave të Ikhuanëve. Xhihadi i Ikhuanëve nuk i bëri asnjë dobi Islamit. (Ata çirren duke thënë): Xhihad! Xhihad! Xhihad! Krejt kjo shkon në dobi të Jehudëve dhe të Krishterëve. Islami nuk ka dobi nga ta. Bijtë e Muslimanëve theren, pasuritë e Muslimanëve shkojnë kot, madje shkojnë edhe në xhepat e Ikhuanëve.

Unë po ju them: Plaçkat e luftës së Sahabëve dhe muxhahidëve të Selefëve ishin nga pasuritë e qafirave, kurse plaçkat e luftës së Ikhuanëve janë nga xhepat e Muslimanëve. Ata i plaçkisin pasuritë e Muslimanëve duke i grumbulluar nëpër bankat e tyre. Thonë se janë kundër bankave, ndërkaq pasuritë e tyre i fusin në banka. Ata kanë miliarda. Kanë pasuri të shteteve dhe me këtë pasuri e luftojnë menhexhin selefij. Nga kjo pasuri nuk përfitoi as xhihadi i Palestinës, as xhihadi i Çeçenisë, as xhihadi i Bosnjë e Hercegovinës, as xhihadi i Afganistanit Islami nuk pati ndonjë dobi. Nëse ata duan ta zgjojnë umetin, le të fusin frymën e Teuhidit në të dhe shfarosjen e bidateve të shirkut dhe besëtytnisë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari