Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan
Pyetje: Një kërkues i diturisë po thotë herë pas here se çështja e rebelimit kundër prijësit është çështje khilafi. Cili është mendimi juaj, Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Ky që e thotë këtë fjalë nuk është kërkues i diturisë, ky është kërkues i fitnes. Nuk është kërkues i diturisë ai që e thotë këtë fjalë, është kërkues i fitnes. Kjo nuk është çështje khilafi, kjo është me ixhma. [1]
Bindja për prijësit nuk ka khilaf. Ka thënë Allahu i Lartësuar:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ مِنكُمْ
"O ju që besoni, bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që janë prijësit tuaj." [en-Nisaa, 59]
Ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:
أوصيكم بتقوى الله، والسَّمع والطَّاعة، وإنْ تأمَّر عليكم عبد
"Po ua lë porosi që t'i frikësoheni Allahut dhe që të dëgjoni dhe të bindeni, edhe nëse prijës për ju bëhet një skllav."
Atëherë ku është ky që thotë se kjo është çështje khilafi. Ai ose është injorant ose është devijues.
______________________
[1] Shënim i përkthyesit:
Ka thënë en-Neueuij, Allahu e mëshiroftë: "Sa i përket rebelimit dhe luftimit të prijësve, kjo gjë është haram me ixhmanë e Muslimanëve, edhe nëse prijësit janë gjynahqarë, zullumqarë. Kanë ardhur hadithe të qarta me kuptimin e kësaj që përmenda unë dhe Ehli Suneti kanë rënë në ixhma se nuk duhet të hiqet prijësi që bie në gjynahe. Kurse për sa i përket pikëpamjes që ka përmendur dikush nga shokët tanë në librat e fik'hut, se ai duhet të hiqet, gjë që është përmendur nga Mu'tezilet po ashtu, edhe kjo pikëpamje është gabim nga ai që e ka thënë dhe kundërshton ixhmanë. Kanë thënë dijetarët se: shkaku përse nuk duhet të hiqet dhe përse ndalohet rebelimi kundër tij është ngaqë shkaktohen fitne dhe gjakderdhje dhe telashe mes njerëzve për shkak të tij, andaj dëmi i heqjes së tij do të jetë shumë herë më i madh sesa qëndrimi i tij në pushtet." Burimi: Sherh Sahih Muslim, vëll.12/fq.229
Përktheu: Alban Malaj