Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Pyetje: Cili është mendimi juaj për atë që thotë se Sahabët dhe Selefët kishin dy menhexhe për udhëheqësit shtypës e zullumqarë.
Menhexhi i parë është bërja durim me ta.
Menhexhi i dytë është rebelimi kundër udhëheqësve zullumqarë.
Ata marrin për argument rebelimin që bëri Husejni dhe 'AbdUllah Ibën Zubejri, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. Gjithashtu, marrin për argument ata që u rebeluan dhe morën pjesë në betejën "el-Hurrah" kundër Jezidit dhe pretendojnë që mes tyre kishte dhjetëra Sahabë?
Përgjigje: Sahabët i përmbaheshin menhexhit të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe nuk dilnin kundër udhëheqësve zullumqarë. Ndërsa fakti që kjo ka ndodhur nga disa individë prej tyre, këto veprime janë ixhtihad prej tyre dhe ata kanë gabuar në to.
Ixhtihad i gabuar ka qenë ajo që ka ndodhur nga disa prej tyre, por këto janë gabime që ata i kanë bërë nga ixhtihadi i tyre, për të cilin kanë shpërblim dhe janë të shfajësuar tek Allahu i Patëmeta e i Lartësuar. Ama nuk lejohet pasimi i tyre te kjo gjë dhe as nuk të lejohet ta marrësh për argument veprimin e tyre, por duhet të marrësh për argument Fjalën e Allahut dhe fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ.
Pastaj, cili ishte rezultati i veprimit të tyre? Për shkak të veprimit të tyre ndodhën fatkeqësi dhe fitne.
Përktheu: Alban Malaj