Bismilah...

Ka një gjë shumë të rëndësishme që ne e nxjerrim nga ajo që u tha, e ajo është: njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi përderisa i kanë (këto tria):

(E para): Udhëheqës të cilin e dëgjojnë dhe i binden në ato gjëra që nuk janë mëkat tek Allahu;

(E dyta): Dijetar të cilit ia marrin fjalën kur flet për fe;

(E treta): Pleq të cilët kanë mësuar nga përvoja e tyre e jetës.

Nëse i kanë këto tria, atëherë do të jetë e pranishme edhe mirësia me lejen e Allahut.

 

Përktheu: Jeton Shasivari