Bismilah...

 

💠 Së pari: është parim fetar që nuk lejohet të kritikosh publikisht udhëheqësin Musliman, por ai duhet të këshillohet privatisht.

Argument për këtë është hadithi i 'Ijad Ibën Ganim, i cili i tha Hisham Ibën Hakimit: “O Hisham, a nuk e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - kur tha: “Kush ka ndonjë këshillë për udhëheqësin, le ta marrë atë për dore dhe le të vetmohet me të për ta këshilluar. Nëse ai e pranon këshillën, kjo ishte ajo që duhej. E nëse udhëheqësi nuk e pranon këshillën, atëherë këshilluesi e ka kryer detyrën e tij.” [1]

💠 Së dyti: nuk do të thotë kjo që ne s'mund të kritikojmë një të keqe, pa e përmendur me emër udhëheqësin apo pa e specifikuar atë, në varësi të situatës për kritikimin e një të keqeje.

Pra, ai që ka mundësi, e ndalë të keqen me dorën e tij. Ai që nuk ka mundësi me dorë, e ndalë atë me gjuhë duke folur. Ai që s’ka mundësi me gjuhë, atëherë e urren me zemër. E ky është imani më i dobët.

💠 Së treti: refuzimi i të keqes nuk bëhet vetëm kundër udhëheqësit i cili udhëheq vendin ku ti jeton, por vlen për çdo udhëheqës musliman, në çfarëdo vendi të muslimanëve.

💠 Së katërti: gjithashtu, ajo që kuptohet nga kjo çështje është se, nëse udhëheqësi nuk është musliman, atëherë nuk ka ndonjë ndalesë që të flitet kundër tij, duke e përmendur atë me emër, siç bënë dijetarët që folën kundër udhëheqësve të shtetit të Ubejdive Fatimij. 

💠 Së pesti: nëse një udhëheqës musliman sulmon një shtet tjetër që ka një udhëheqës tjetër musliman, atëherë ata e kanë të lejuar që ta kritikojnë këtë sulmues, duke e përmendur atë me emër, porse duke e kritikuar atë me gjëra të vërteta.

Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar e të Lartësuar:

وَإِنْ طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِنْ بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِنْ فَاءَتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ

“E nëse dy grupe besimtarësh luftojnë kundër njëri-tjetrit, atëherë ju mundohuni t'i pajtoni ata. Por, nëse njëri grup sulmon tjetrin, atëherë ju luftoni kundër grupit sulmues, derisa ai grup t’i bindet urdhërit të Allahut. E nëse kthehet dhe bindet, atëherë ju bëni pajtim midis tyre me drejtësi dhe paanësi. Me të vërtetë që Allahu i do ata që mbajnë drejtësi.” [el-Huxhurat, 9]

Argumenti që nxirret nga ky ajet është se: përderisa lejohet luftimi kundër grupit sulmues, atëherë lejohet edhe paralajmërimi me emër kundër këtij grupi.

Si të heshtim ne para tij, ndërkohë që ai sulmon një shtet Islam dhe i ndihmon njerëzit që janë të të pavërtetën.

Kjo gjithashtu rithekson faktin se e drejta e udhëheqësit musliman mbi qytetarët e tij është që ata ta ndihmojnë në luftën dhe xhihadin që ai bën kundër atij që është rebeluar kundër udhëheqësit.

Suksesi vjen vetëm nga Allahu.

____________________

 [1] Këtë hadith e kanë nxjerrë Ahmedi në Musned (3/403-404), Ibën Ebi Asim në librin “el-Ahaad uel-Methaanij” (2/154, nr. 876), Ibën Ebi Asim në librin tjetër “es-Sunneh ue me’ahu Dhilal el-Xhenneh” (2/274, nr. 1098). Këtë hadith e ka bërë të saktë Shejkh Albani dhe verifikuesi i librit “el-Ahaad uel-Methanij”.

 

Shkroi Muhamed Bazmul, më 17 Sheual 1441 hixhrij.

Përktheu: Jeton Shasivari

 

الكلام في الحاكم المسلم !

أولاً : الأصل أن الحاكم المسلم لا ينتقد في العلن.

ويناصح سراً .

والدليل على ذلك :

حديث عياض بن غنم قال لهشام بن حكيم: ألم تسمع يا هشام رسول الله - صلى الله عليه وسلم - إذ يقول: "من كانت عنده نصيحة لذي سلطان فليأخذ بيده فليخلوا به فإن قبلها قبلها وإن ردها كان قد أدى الذي عليه" ، أخرجه أحمد في المسند (3/ 403 - 404)، وابن أبي عاصم في الآحاد والمثاني (2/ 154، تحت رقم 876)، وفي كتاب السنة له (معه ظلال الجنة للألباني 2/ 274، تحت رقم 1098). والحديث صححه الألباني ومحقق الآحاد والمثاني.

ثانياً : وهذا لا يمنع إنكار المنكر، بدون تسمية الحاكم أو تعيينه، بحسب الحال في إنكار المنكر ، فمن استطاع أنكر بيده، فإن لم يستطع فبلسانه، فإن لم يستطع فبقلبه، وذلك أضعف الإيمان.

ثالثاً : وهذا لا يختص بالحاكم الذي يحكم في البلد الذي تعيش فيه، بل هو في كل حاكم مسلم لأي بلد مسلم.

رابعاً: ومفهوم المسالة أن الحاكم إذا لم يكن مسلماً، فإنه لا حرج في الكلام فيه بعينه، كما صنع العلماء في حكام الدولة العبيدية الفاطمية.

خامساً : فإن اعتدى الحاكم المسلم على دولة حاكم مسلم آخر، فلهم أن يعينوه ويخصوه بالتحذير منه بعينه، ولكن بالحق .

ودليل ذلك :

قول الله تبارك وتعالى: {وَإِنْ طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِنْ بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِنْ فَاءَتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ } (الحجرات: 9).

ووجه الدلالة : أنه إذا جاز قتاله ، جاز التحذير منه بعينه بالحق .

وكيف يسكت عليه وهو يعتدي على بلد مسلم، ويساعد على نصرة أهل الباطل.

ويتأكد هذا إذا علمت أن من حق الحاكم المسلم على رعيته أن يعينوه في حربه وجهاده ، على من خرج عليه. والله الموفق.

الثلاثاء 17 / شوال / 1441هـ