Shejkh Muhamed bin Hadij
Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/3258
Pyetje: A konsiderohet motra e gruas sime nga mahremët, d.m.th për burrin? Dhe a më lejohet mua që të rri me të në vetmi?
Përgjigje: Jo! Nuk është prej mahremëve të tu, dhe ti nuk je mahrem për të, madje nëse vdes gruaja jote apo e shkurorëzon atë, e ke të lejuar ta martosh atë. Pra, ajo nuk është prej mahremëve dhe ti nuk je mahrem për të.
Dhe a më lejohet të rri me të në vetmi? Nuk të lejohet ty që të vetmohesh me të.
Përktheu: Jeton Shasivari