Bismilah...

Shejkh Mukbil ibn Hadi el-Uadij

 

Pyetje:

Një i ri që është praktikues i fesë nëse nuk mund të gjej një grua e cila është e kapur pas fesë, çfarë duhet të bëj? A të martohet e më pas ta edukoj atë sipas Librit të Allahut dhe Sunetit tëDërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)?

 

Përgjigje nga Shejkh Mukbil ibn Hadi el-Uadij (rahimehullah):

Pyetje e mirë! Atë me të cilën unë i këshilloj vëllezërit tanë të cilët janë të kapur pas fesë si dhe motrat gjithashtu. Të gjithë duhet të jenë syçelë lidhur me martesën.

 

Gruaja të jetë syçelë e të martohet me një burrë të devotshëm dhe burri të jetë i syçelë e të martohet me një grua të devotshme. Sepse vërtetë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë siç ka ardhur në dy Sahihat nga hadithi i Ebu Musa el-Esh’arijut (radijAllahu anhu).

 

مَثَلُالْجَلِيسِالصَّالِحِوَالسَّوْءِكَحَامِلِالْمِسْكِوَنَافِخِالْكِيرِ،فَحَامِلُالْمِسْكِإِمَّاأَنْيُحْذِيَكَ،وَإِمَّاأَنْتَبْتَاعَمِنْهُ،وَإِمَّاأَنْتَجِدَمِنْهُرِيحًاطَيِّبَةً،وَنَافِخُالْكِيرِإِمَّاأَنْيُحْرِقَثِيَابَكَ،وَإِمَّاأَنْتَجِدَرِيحًاخَبِيثَةً

“Shembulli i shokut të mirë dhe atij të keq është sikur shembulli i shitësit të parfumit dhe farkëtarit; shitësi i parfumit ose do të parfumos ose do të nuhatësh prej tij erën e mirë, ose blen prej tij. Ndërkaq farkëtari, ose t’i djeg rrobat ose do të nuhatësh prej tij erë të keqe.”

 

Pra, e këshilloj çdo motër ashtu siç e këshilloj çdo vëlla që të kërkojnë...gruaja të kërkoj burrë të devotshëm dhe burri të kërkoj grua të devotshme, veçanërisht gratë sepse vërtet ata janë të dobëta. Ndërsa i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë ashtu siç ka ardhur në dy Sahihat.

 

“Silluni mirë me gratë sepse vërtet ato janë krijuar nga brinjët dhe pjesa më e lakuar e bririt është në anën e sipërme, po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngelë i lakuar.”

 

Kështu që gruaja është e dobët dhe ndoshta ndonjë burrë do të jetë sprovë për të, nuk them ndoshta, përkundrazi ndodh. E këshilloj gruan e devotshme nëse babai i saj i pangopur dëshiron ta martoj për një njëri të dynjasë (të pasur e jofetar), ti (si baba) duhet të thuash: “Ajo nuk dëshiron të martohet.” Derisa ta propozojë atë një burrë i devotshëm dhe të martohet me një burrë të devotshëm.

 

Dhe kemi folur për këtë në (temën) “el-Makhrexh min el-Fiten” (Dalja nga Fitnet), elhamdulilah. Pra, siç thashë më parë, po ashtu edhe gruaja mund të jetë e prishur kështu që e prish burrin e saj. Unë vërtet kam njohur një njeri të devotshëm e fisnik i cili na vizitoi këtu (në Damaxh të Jemenit) na vizitoi neve nga një vend prej vendeve të gjëra të Allahut dhe pas një kohe vërejtëm se këtij njeriu të virtytshëm iu ndryshua gjendja dhe vëllezërit e tij e morën vesh se shthurja e tij vinte për shkak të gruas së tij, Allahu i shpërbleftë me mirësi vëllezërit (për Hir të Allahut) e tij.

 

Ata vëllezër e morëm me makinë atë dhe gruan e tij dhe shkuan me të tek familja e saj, në mënyrë që ajo mos e shthurte atë njeri të devotshëm dhe pastaj ai e ktheu (e shkurorëzoi) atë dhe u kthye në atë gjendje që ishte më përpara dhe tani më përgëzuan se ai e ka shkurorëzuar atë dhe iu kthye mirësisë dhe të drejtës. Gruaja ndikohet nga burri dhe burri ndikohet nga gruaja.

 

Imran ibn Hittan el-Kharixhij (shp - kharixhij është njëjësi i fjalës Khauarixh) ishte një njeri i Ehli Sunetit dhe kishte një kushërir e cila ishte e ndikuar nga mendimet e Khauarixhëve. Kështu ky deshi ta martonte atë duke patur për qëllim që ta ndryshonte atë e ç’u bë pastaj!? Ajo e ia futi në kokë mendimet e Khauarixhëve.

 

Kurse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë:

 

“Njeriu është në fenë e shokut të vet, pra kini kujdes cilin e merrni për shok.”

 

Pra, është e nevojshme që ai të kërkoj dhe të shikoj për një grua të devotshme, dhe lavdi Allahut, ka gra të devotshme e fisnike në shumë vende Islame si dhe ka burra të devotshëm e fisnik. Unë këshilloj që të ketë inkurajim për të krijuar familje të drejtë që në fillim të çështjes.

Ai duhet të jetë i kujdesshëm që të martohet me një grua të devotshme dhe ajo të jetë e kujdesshme e të martohet me një burrë të devotshëm. E gjithë lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu:Jeton Shasivari