Bismilah...

Shejkh Ubejd el-Xhabirij

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/6701

 

Pyetje: Allahu u shpërbleftë më të mira Shejkhu jonë dhe kjo është pyetja e shtatëmbëdhjetë nga Tunizia, pyetësi thotë: “Kur i vizitoj të afërmit detyrohem t’i përshëndes për dore gratë e huaja dhe të përzihem me ta si dhe ka rreziqe të tjera. Çfarë të bëj – Allahu ju bekoftë?”

 

Përgjigje: Mos ia jep dorën asaj, edhe në qoftë se është bija e dajës tënd apo bija e xhaxhait tënd, dhe thuaj se kjo me të vërtetë është haram, deklaroje hapur këtë. Mos u përziej me gra, veçanërisht ata që janë të zhveshura, që i kanë fytyrat e zbuluara, dhe që i kanë zbuluar disa pjesë të trupit, sepse kjo vërtetë është prej fitnes. E nëse i viziton ato gra që i ke mahrem, mjaftohu me vizitën e tyre, pastaj largohu nga përzierja me gratë e huaja. Po.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari