Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil ibn Hadi el Uadi'i

Pyetje:

Ndonjëri prej njerëzve kur e shkurorëzon gruan e tij, ia merr gjithçka që i ka dhënë, mehër (prikë) apo diçka tjetër, cili është gjykimi Sheriatik për këtë?

Përgjigje nga Shejkh Mukbil:

E rëndësishme o vëllezër, se nëse personi (femra) nuk zgjedh një burrë të devotshëm, atëherë ajo do të vuajë dhe do të ketë probleme që në fillim. Ndoshta edhe do ta vrasë veten e saj. Ajo nuk e do burrin e saj kurse familja e saj, e rreh atë në mënyrë që të kthehet tek ai, dhe ai nuk duhet t’ia kërkoj pasurinë (gruas që e ka shkurorëzuar).

Andaj, atij nuk i lejohet që t’i marr ndonjë gjë prej saj, përveç nëse ajo e urren atë (nuk e do burrin), kurse ai e do atë, ngase me të vërtetë, Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e urdhëroi Thabin bin Kajs bin Shemas, që ta shkurorëzoj gruan e tij dhe ajo t’ia kthej kopshtin e tij. [1]

Por në rast se ajo e do atë kurse ai e urren, pastaj nëse ai shkon te ajo dhe e rreh atë, në mënyrë që ajo të thotë se nuk e do atë (kjo metodë nuk është e saktë, sh.p). E rëndësishme o vëllezër, ne jetojmë në një kohë problemesh. Gjykatat janë të mbushura me padi për zgjidhje të martesave, dhe shkaku është mos kapja pas Kuranit dhe Sunnetit.

I mjeri tahmaqar vjen me shkop në dorë (e thotë): “Do të të martojmë për filanin.” Porse ç’ndodh? Nëse ajo refuzon, ai e rreh atë.

I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ka thënë:

“Ajo që ka qenë e martuar ka më shumë të drejtë (që të vendosë) për veten e saj, kurse virgjëresha këshillohet (me përgjegjësin e saj).”

Dhe ka thënë:

“Dhe leja (pëlqimi) i saj është heshtja e saj.”

Pra, vijnë telashe për shkak të zmbrapsjes sonë nga Kurani dhe Sunneti i të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem.

Sikur ti jepje asaj një xhami të mbushur me ar, dhe ti je ai që e urren atë (nuk e do më), nuk të lejohet ty që të marrësh diçka prej saj. Porse nëse ajo e urren atë, atëherë nuk ka problem që të marrësh atë që ia ke dhënë asaj (mehrin).

________________________________________

[1] Sahihul-Bukhari, 5275

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari