Bismilah...

Shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142501

Burimi: Fetaua Xhiddeh, nr. 26, pjesa e dytë, min.01:20:40

Pyetje:

Një grua është martuar me një të ri duke u bazuar në atë se ai i qëndron Sheriatit fisnik, dhe duke u bazuar në atë se ai është selefij, pastaj doli në shesh se ai është bidatçi, kurse i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë: “Çdo bidat është devijim, dhe devijim është në zjarr.” A të vazhdojë ajo (të jetojë) me të bashkë me devijimin e tij apo të ndahet prej tij? Cila është këshilla juaj?

Përgjigje:

Nëse çështja është në dorën e saj, atëherë ajo ndahet prej tij. Porse i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

إنما الطلاق بيد من أخذ بالساق

“Shkurorëzimi është në dorën e atij që e ka marr kërcirin (d.m.th burri).”

Ajo e ka për detyrë që të kërkojë Khul’in (divorcin) [1], nëse do ta heqë qafe atë dhe bidatin e tij.

Fundnotë (sh.p):

[1] Khul'i është kërkimi i ndarjes nga ana e gruas duke i kthyer mehrin burrit. Argument për këtë është Fjala e Allahut:

فَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ اللَّـهِ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا فِيمَا افْتَدَتْ بِهِ تِلْكَ حُدُودُ اللَّـهِ فَلَا تَعْتَدُوهَا وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ اللَّـهِ فَأُولَـٰئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ

“Prandaj, në qoftë se keni frikë se ato nuk do të jenë në gjendje t’u ruhen kufijve të urdhëruar nga Allahu, atëherë nuk është gjynah për asnjërën palë nëse ajo e kthen prapë (Mehrin, ose një pjesë të tij) për Khul'in (ndarjen e gruas nga burri duke i dhënë atij një shpërblim të caktuar) e saj. Këta janë kufijtë e urdhëruar nga Allahu, kështu që mos i kaloni ata. Dhe kushdo që i kalon kufijtë e urdhëruar nga Allahu, atëherë këta janë Dhalimunë (keqbërës).” El-Bekare, 229

Ndërsa nga Suneti argument për Khul’in është hadithi që transmeton Ibën Abbasi – radijAllahu ‘anhuma – kur erdhi te Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – gruaja e Thabit ibën Kajsit dhe i tha:

“O i Dërguari i Allahut, nuk shoh ndonjë të metë tek Thabit ibën Kajsi në moralin dhe fenë e tij, porse e urrej kufrin në Islam.” (d.m.th e urren që të bëj ndonjë vepër që i mohon dispozitat Islame për shkak të urrejtes që ka ndaj burrit të saj). Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha – : “A do t’ia kthesh kopshtin e tij (mehrin)”. Ajo i tha: “Po”. Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i tha (Thabit ibn Kajsit): “Pranoje kopshtin dhe ndaje atë.” (Sahih el-Bukhari, 5273)

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari