Bismilah...

Autor: Shejkhul-Albani

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=94470

Pyetësi: Mësuesi ynë, shumë gra shkojnë të falen në xhami pa veshur çorape, dhe falen pa çorape.

Shejkhul-Albanij - rahimehullah -: Ato si të shkojnë në xhami, si mos të shkojnë, namazi i tyre të cilin e falin në shtëpitë e tyre pa çorape, është i pavlefshëm.

Pyetësi: Edhe në shtëpitë e tyre?

Shejkhul-Albanij - rahimehullah -: (po) Edhe në shtëpitë e tyre. Si i bëhet puna pastaj për në xhami?

Pyetësi: Allahu u shpërbleftë me të mira!

Shejkhul-Albanij - rahimehullah -: Edhe juve!

Një tjetër pyetës: Po sikur ti mbulojë këmbët tërësisht?

Shejkhul-Albanij - rahimehullah -: Si e përfytyron ti mbulimin e këmbëve të saj? Nuk gjen gra sot që ta zvarrisin fundin e mbulesës, mirëpo nëse e përfytyron këtë pamje (dmth veshjen e mbulesës së gjatë aq sa zvarritet në tokë sh.p) atëherë namazi është i saktë, por problemi qëndron nëse i ka këmbët të zbluara; ama nëse i mbulon si për shembull: e vendos abajen shumë të gjatë e shumë të gjerë, me të cilën i mbulon këmbët e saj, kjo është ajo që kërkojmë nga gruaja, qoftë kur falet në shtëpinë e saj apo qoftë në xhami. Por, fatkeqësisht nuk i gjen tek grate sot rrobat e gjata (të cilat e tejkalojnë këmbën dhe prekin sheshin).

Pyetësi: Mirë. A mbulojnë çorapet, o mësues?

Shejkhul-Albanij - rahimehullah -: Çorapet edhe mbulojnë, edhe nuk mbulojnë. Ato mbulojnë ngjyrën e lëkurës, mirëpo nuk e mbulojnë formën e gjymtyrës. Prandaj, prej kushteve të rrobës që e mbulon auretin tek burrat - përveç grave - është që të mos jetë e shtrënguar dhe të mos e përshkruajë (formën e gjymtyrës apo pjesës të trupit). Dmth, nuk e tregon ngjyrën e lëkurës dhe as e nxjerr në pah (formën e gjymtyrës apo pjesës të trupit)

Pyetësi: Mirë. Po çorapet e përshkruajnë?

Shejkhul-Albanij - rahimehullah -: Absolutisht (po), e tregojnë formën.

Pyetësi: Mirë, po si te mbulohet (gruaja) në namaz?

Shejkhul-Albanij - rahimehullah -: Me kohën që jemi, i mbulon dhe nuk i mbulon, e ta tregova me detaje se si i mbulon e si nuk i mbulon.

Pyetësi: Dmth, gruaja e ka detyrë që të veshë çorape në namaz?

Shejkhul-Albanij - rahimehullah -: Unë thashë - e nuk rresht së thëni - se ajo duhet t’i mbulojë këmbët e saj me mbulesë të gjerë e të boshllshme. Ndërsa, çorapet mbulojnë dhe nuk mbulojnë. Fjala ime është e qartë.

Pyetësi: Më e sigurtë është që të veshë çorape?

Shejkhul-Albanij - rahimehullah -: Nëse rroba që ajo vesh, është e gjatë, nëse rroba që ajo vesh është e gjatë, aq sa t’i mbulohen këmbët, (e ska rëndësi) i vesh apo nuk e vesh çorapet. Dhe ajo që kihet për qëllim është që: mbulimi të jetë i atillë që as nuk duket forma (e këmbës) dhe as ngjyra e lëkurës. Nëse ajo vesh vetëm çorapet, pa i mbuluar nga lart me mbulesë, atëherë do të duket forma e këmbës, porse ngjyra e lëkurës nuk duket; dhe kjo nuk mjafton. Pra, duhet që rroba të mbulojë ngjyrën dhe formën.

Pyetësi: Mësuesi ynë, për sa i përket pavlefshmërisë së namazit, ato nuk kanë dije për këtë gjë.

Shejkhul-Albanij - rahimehullah -: Po, nuk kanë dije, do mësojnë. E nëse mësojnë, e më pas neglizhojnë, atëherë namazi i tyre është i pavlefshëm.

Përktheu: Umm ‘Akil