Autor: Shejkh Ibën ‘Uthejmin
Burimi: Sherhul-Mumtië ‘an Zaadil-Mustakië, vëll.4/fq.387
“Nëse gratë falen xhemat, imamja e tyre qëndron në mes të tyre, sepse kjo është më e mirë për mos-ekspozimin e saj dhe se femrës i kërkohet që të mbulohet sa të ketë mundësi. Dhe ajo që dihet është se qëndrimi i gruas në mes të grave është më i mirë për mos-ekspozimin e saj nga qëndrimi i saj përpara tyre. Dhe argumenti për këtë është transmetimi që ka ardhur nga ‘Aishah dhe Ummu Selemeh – radij-Allahu ‘anhuma – se ato bëheshin imame kur faleshin me gratë dhe qëndronin në një saf me to. Ky është veprimi i Sahabeve, dhe mendimi i saktë është që ky është argumenti (për qëndrimin e imames në një saf me gratë), përderisa nuk ka ardhur ndonjë tekst (nga Kur`ani dhe Suneti) që ta kundërshtojë këtë. Dhe kur gruaja falet me një grua tjetër, ajo duhet të qëndrojë ashtu siç qëndroni burri kur falet me një burrë tjetër.”
Autorë: Komisioni i Përhershëm për Fetua
Është pyetur Komisioni i Përhershëm për Fetua: A i lejohet gruas që të bëhet imame kur falet me një grua tjetër?
Përgjigja: I lejohet gruas që të bëhet imame në namaz për gratë dhe të qëndrojë në mes tyre. Dhe nëse ajo falet me një grua, gruaja duhet të qëndrojë në të djathtë të asaj që është imame.
Dhe Allahu është Dhënësi i suksesit.
Allahu dhëntë lavdërime dhe paqe për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen dhe Shokët e tij.
Përktheu: Alban Malaj