Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Rruhajli

 

 

Nëse aborti ndodh përpara se fetusit t’i vijë shpirti, ai as nuk lahet, as nuk qefinoset, dhe as nuk i falet namazi i xhenazes, por varroset, sepse ai është një copë mish që duhet të respektohet. Porse, nëse i ka ardhur shpirti, ai duhet të qefinoset, të lahet dhe t’i falet namazi i xhenazes. Nëse ju ndodh kjo gjë, veproni me mendimin tek i cili anoni më shumë. Pra, nëse anon më shumë, duke u nisur nga pamja e tij dhe nga forma e tij, nga mendimi që ai  i ka mbushur katër muaj dhe i ka ardhur shpirti, atëherë lajeni, qefinoseni dhe faljani xhenazen. E nëse anoni më shumë nga mendimi se është më pak se aq (katër muajsh), atëherë ai duhet të mbështillet, të trajtohet mirë dhe të varroset.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Umm ‘Akil