Bismilah...

Autor: Shejkh Alij Jahja el-Haddadij

Burimi: www.haddady.com

 

 

Shumë grave iu ndodhin mangësi të mëdha në veshjet e tyre dhe tejkalim të kufijve të lejuar, siç është e ditur. Ka prej tyre që neglizhojnë në zhveshje dhe zbukurime përpara burrave të huaj! Po ashtu, ka prej tyre që neglizhojnë duke veshur rroba të cilat nuk e mbulojnë auretin (pjesët e turpshme), për të cilin Allahu ka urdhëruar që ta mbulojnë përpara grave të tjera.

 

Shumë familje neglizhojnë ndaj vajzave që janë afër pubertetit apo ato të cilat e kanë arritur pubertetin, me justifikimin se ato janë të vogla, dhe kështu i edukojnë që të mos turpërohen nga zhveshja dhe nga rrobat e ngushta, kur dalin nëpër tregje dhe parqe publike.

 

 Le ta kujtojë Muslimania Fjalën e të Lartësuarit:

 

وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَىٰ

“Dhe mos u zbukuroni ashtu siç zbukuroheshin në kohën e injorancës.” El-Ahzab, 33

 

Si dhe Fjalën e të Lartësuarit:

 

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ۚ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰ أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا

“O ti Pejgamber, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është më e mirë për to që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” El-Ahzab, 59

 

Dhe fjala e tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:

 

صِنْفَانِ مِنْ أَهْلِ النَّارِ لَمْ أَرَهُمَا قَوْمٌ مَعَهُمْ سِيَاطٌ كَأَذْنَابِ الْبَقَرِ يَضْرِبُونَ بِهَا النَّاسَ وَنِسَاءٌ كَاسِيَاتٌ عَارِيَاتٌ مُمِيلاَتٌ مَائِلاَتٌ رُءُوسُهُنَّ كَأَسْنِمَةِ الْبُخْتِ الْمَائِلَةِ لاَ يَدْخُلْنَ الْجَنَّةَ وَلاَ يَجِدْنَ رِيحَهَا وَإِنَّ رِيحَهَا لَيُوجَدُ مِنْ مَسِيرَةِ كَذَا وَكَذَا

“Dy lloj njerëzish që janë nga banorët e Zjarrit, nuk i kam parë (akoma).

(Lloji i parë): njerëz që kanë kamxhikë si bishtat e lopëve, me të cilët i godasin njerëzit (padrejtësisht);

(Lloji i dytë): gra që janë të veshura, por që kanë zbuluar disa pjesë të trupit (ose që i kanë rrobat e ngushta), të cilat i shmangin dhe i devijojnë të tjerët (nga udhëzimi, e vërteta, nderi dhe pastërtia) si dhe për vete janë të devijuara; kokat e tyre i kanë si gungat e deveve (me format që u japin flokëve). Këto lloj grash s’kanë për të hyrë në Xhenet dhe as që kanë për ta nuhatur aromën e tij, ndërsa aroma e tij nuhatet nga shumë larg.”  Transmeton Muslimi (2128).

 

Që do të thotë, se ato veshin rroba të cilat nuk i mbulojnë ato pjesë të trupit që janë urdhëruar t’i mbulojnë, ose për shkak se janë rroba të shkurtra, ose janë të hapura, ose të tejdukshme, ose të ngushta. Pra, sikur të jetë e zhveshur.

 

E lusim Allahun t’i përmirësojë gratë Muslimane dhe t’i furnizojë me moral, ndershmëri dhe turp; t’i ruajë ato prej thirrësve për në imoralitet, zbukurim (para të huajve), heqje të mbulesës; t’i ruajë nga thirrësit e devijimeve, bidateve dhe fitneve.

Amin!

 

Dr. Alij bin Jahja El-Haddadij

29/9/1438 H.

 

 

Përktheu: Servet Mata