Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/9617

 

 

Pyetje: Allahu të shpërbleftë me të mira. Cili është gjykimi i veshjes së pantallonave nga gruaja, në prani të burrit dhe fëmijëve të saj të vegjël?

 

Përgjigje: Nuk ka problem për këtë, por në prani të të huajve nëse rroba i përshkruan gjymtyrët dhe është e ngushtë, apo nëse rroba shfaq diçka prej auretit, si kraharorin apo këmbët përpara burrave të huaj, atëherë jo, nuk lejohet!

 

Ndërsa në prani të fëmijëve të saj të vegjël apo në prani të burrit, ajo e ka të lejuar këtë gjë në prani të burrit dhe fëmijëve të vegjël, nga të cilët nuk kihet frikë (për fitne) dhe nuk janë nga ata që është obligim të mbulohesh përpara tyre, vetëm nëse e kanë arritur moshën e pjekurisë, atëherë nuk shfaq prej auretit vetëm se atë që është nga kërthiza e lartë dhe nga gjunjët e poshtë.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Servet Mata