Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil ibn Hadi el-Uadi'ij (1352 – 1421 H.)

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=4234

 

  

Pyetje: A i lejohet një burri që t’ia japë dorën apo të vetmohet me gruan e vëllait të tij?

 

Përgjigje: Kjo nuk lejohet! Është transmetuar në Sahih nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, në hadithin e Ukbeh ibën Amir se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

إياكم والدخول على النساء

“Ruhuni që të mos vetmoheni me gratë e huaja!”

 

Një njeri e pyeti atë: Po si është puna e vetmisë me kunatin o i Dërguari i Allahut? Ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha:

الحمو الموت

“Veçimi me kunatin është si vdekja.”

 

Pra, femra konsiderohet fitneh, për këtë arsye Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e ka ndaluar që femra të udhëtojë pa kujdestarin e saj.

Ndërsa kunati është i afërmi i burrit, i cili e di se kur hyn dhe kur del nga shtëpia ose kur është udhëtar, etj. Kështu që, rënia në fitne me gruan e vëllait është më e madhe se me të tjerët, prandaj Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

الحمو الموت

“Veçimi me kunatin është si vdekja.”

 

E ngjashme me këtë është edhe vajza e dajës dhe vajza e xhaxhait.

Kriteri për dhënien e dorës është: femra me të cilën e ke të ndaluar martesën, lejohet që t’ia japësh dorën. Lejohet dhënia e dorës femrës me të cilën nuk të lejohet të martohesh, siç është motra jote, nëna jote, tezja jote, halla jote – pra motra e babait. Ndërsa motrës së gruas, nuk lejohet që t’ia japësh dorën.

 

Thotë Allahu i Lartësuar:

وَرَبَائِبُكُمُ اللَّاتِي فِي حُجُورِكُم مِّن نِّسَائِكُمُ اللَّاتِي دَخَلْتُم بِهِنَّ

(Si dhe janë të ndaluara për ju) edhe vajzat e grave tuaja (me burrin që kanë pasur më parë), me të cilat keni kryer marrëdhënie bashkëshortore dhe që janë nën kujdesin tuaj.” [En-Nisa, 23]

 

“Rabijbeh” quhet vajza e bashkëshortes, e cila është në shtëpinë tuaj. Ky është mendimi i Ali ibn Ebi Talibit – radijAllahu Te`Ala anhu –, e që është mendimi i saktë. Ndërsa xhumhuri (shumica e dijetarëve) thonë: rabijbeh e ka të ndaluar të martohet me burrin (e nënës së saj), edhe nëse nuk është nën kujdesin e tij (dmth, në shtëpinë e tij).

Gjithsesi, kini kujdes dhe mos abuzoni me fjalën e përmendur në Ajet:

فِي حُجُورِكُم

“Në shtëpitë tuaja.”

 

 

Allahut i kërkojmë ndihmë.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Servet Mata