Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (v. 1421 h. – 2001 g.)

Burimi: esh-Sherhu el-Mumtië ‘ala Zaadi el-Musteknië, 7/38

 

 

Mahrem [1] për gruan për nga origjina e saj janë: babai, i biri, vëllai, daja, djali i vëllait, djali i motrës dhe xhaxhai. Këta të shtatët janë mahrem për të për nga origjina e saj. Mahremi nga gjiri është njësoj si mahremi nga origjina. Mahrem për gruan për nga gjiri janë: babai i saj nga gjiri, djali i saj nga gjiri, vëllai nga gjiri, daja nga gjiri, xhaxhai nga gjiri, djalit i vëllait nga gjiri dhe djali i motrës nga gjiri. Shtatë persona janë mahrem nga gjiri dhe shtatë nga origjina, që të gjithë u bënë katërmbëdhjetë.

 

Mahremët e gruas për nga lidhja martesore, janë katër: babai i burrit të saj (vjehrri), djali i burrit (djali që ka burri me grua tjetër), burri i nënës (njerku), burri i vajzës së saj (dhëndri). Pra, këta janë paraardhësit e burrit të saj; baballarët dhe gjyshërit e tij, kurse pasardhësit e burrit janë: bijtë e tij, bijtë e bijve dhe bijave të tij, burri i nënës së saj (njerku) dhe burri i vajzës së saj (dhëndri). Por tre janë mahrem për gruan menjëherë pas bërjes së aktit të martesës, ata janë: babai i burrit të saj (vjehrri), djali i burrit të saj (djali që ka burri me grua tjetër) dhe burri i vajzës së saj (dhëndri).

 

Fundnota:

[1] [Shënim i përkthyesit]: “Mahrem” në Islam quhet çdo person me të cilin gruaja e ka të ndaluar përgjithmonë martesën me të; gruas i lejohet të udhëtojë me të me kusht që të ketë hyrë në periudhën e pubertetit dhe të jetë i shëndoshë nga ana mendore.

 

Përktheu: Jeton Shasivari