Bismilah...

Autor: Abdur-Rezak bin Abdul-Muhsin el-Bedr

 

 

Po ashtu, ajo që është transmetuar në Muëxhemin [1]el-Eusat” të Taberanit nga hadithi i Enes ibën Malikut – radijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

أَلَا أُخبِرُكُم بِنِسَائِكُم فِي الجَنَّةِ

“A doni t’ju tregoj se kush prej grave tuaja do të hyjë në Xhennet?”

Vështroje këtë metodë për të ngjall interes te njerëzit, për t’i nxitur zemrat dhe t’i bëjë ata që t’i hapin veshët: “A doni t’ju tregoj se kush prej grave tuaja do të hyjë në Xhennet?” Pra, gruaja me këto cilësi të vyera dhe tipare të begata, është mirëpritur dhe e gatshme që të jetë prej banoreve të Xhennetit. A t’ju tregoj se kush janë gratë më të mira që do të hyjnë në Xhennet?

(Pas kësaj pyetjeje) ai tha:

كُلُّ وَدُودٍ وَلُودٍ ، إِذَا غَضِبَت أَو أُسِيءَ إِلَيهَا أَو غَضِبَ زَوجُهَا ، قَالَت : هَذِه يَدِي فِي يَدِكَ ، لَاْ أَكْتَحِلُ بِغُمضٍ َحتَّى تَرضَى

“Gruaja që është e dashur dhe që lind shumë fëmijë. Nëse ajo hidhërohet, ose i kanë bërë keq, ose burri i saj hidhërohet...” – shikoji me kujdes këto tri gjëra: nëse ajo zemërohet, ose i kanë bërë keq, ose burri i saj është i hidhëruar. Çfarë bën ajo? – “Ajo i thotë: “Dora ime është nën dorën tënde (ty të jam nënshtruar). Nuk kam gjumë në sy derisa ti të jesh i kënaqur.” [2]

Pra, nuk i mbyll sytë, as që më shijon gjumi, e as që rehatohem derisa ti të jesh i kënaqur me mua. Për këtë grua Pejgamberi – alejhi salatu ue selam – ka thënë se është gruaja më e mirë në mesin tuaj.

Ka gra që s’e vrasin mendjen fare! E zë gjumi natën e parë, të dytën e të tretën, dhjetë netë e një muaj, kurse burri i saj është i hidhëruar me të, e ajo sikur s’do t’ia dijë për këtë punë. Sikur ajo nuk do e takojë Allahun – Subhanehu ue Te’ala – e nuk do ta pyesë për këto gjëra dhe për këto vepra.

Për këtë arsye, këtu dua të theksoj se nëse gruaja i bën këto vepra për burrin e saj, ajo në realitet, kujt i është bindur? I është bindur Zotit të botëve. Ai që e ka krijuar atë, e ka urdhëruar me këto gjëra. Andaj, ajo e ka detyrë që t’i zbatojë këto të drejta, t’i kryejë këto obligime dhe ta lusë Allahun – të Pastrin nga çdo mangësi e të Lartësuarin –, që t’ia mundësojë të bëjë një jetë fisnike dhe një bashkëjetesë të begatë.

 

______________________

[1] (Shënim i përkthyesit): “Muëxhem – fjalor” në terminologjinë e Muhadithinëve është: libri në të cilën bëhet radhitja alfabetike e shujukhëve (dijetarëve, mësuesve) të autorit të librit.”

[2] Muëxhemi “el-Eusat” i Taberanit (1743) dhe e ka saktësuar Shejkh Albani në “Silsiletu-Sahihah” (3380).

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari