Autor: Shejkh ‘Ubejd bin ‘Abdullah el-Xhabiri hafidhahullah
Pyetje: Disa nga motrat shkruajnë tema rreth dijes në disa faqe interneti dhe ato refuzojnë disa autorë për deklaratat e tyre. Atëherë ç’mendim keni ju për këtë gjë?
Përgjigje: Këshilloj çdo grua Muslimane, sidomos gratë Selefije që të mos hyjnë tek kjo gjë.
Së pari, për shkak se kjo është humbje kohe.
Së dyti, kjo e bën atë objekt talljeje dhe dëfrimi për ata që janë të dalldisur dhe ata që kanë zemra të sëmura.
Nëse ajo duhet ta bëjë patjetër këtë gjë, atëherë le të mjaftohet me dëgjimin e mësimeve nga ata që njihen për dijen e tyre, për praktikimin e Fesë dhe për mirësinë e tyre. Poashtu, asgjë nuk e ndalon atë nga shpërndarja e fjalëve dhe fetvave të Dijetarëve të nderuar në mënyrë që vëllezërit dhe motrat e saj të përfitojnë prej tyre.
Pyetje: Kush janë rregullat e përgjithëshme për motrat që flasin në internet me vëllezërit apo anasjelltas?
Përgjigje: A nuk e dëgjove përgjigjen tonë? Ne këshillojmë që të braktiset kjo gjë... diskutimet, shkëmbimet e perceptimeve dhe ndjenjave, siç e përmenda më parë. Së dyti, dhe kjo është ajo që po shtoj si përgjigje për pyetjen tuaj:
Unë them se shumë nga ata që kanë zemra të sëmura hyjnë në programet e grave me emra grashë, Umm filani e Umm fisteku. Me të vërtetë, ai emërtohet me emrin e një gruaje! Dhe qëllimi i tyre është që të dëfrehen duke dëmtuar Femrat Muslimane.
Përktheu Alban Malaj