Ekziston një ëmbëlsi shpirtërore që është e veçantë vetëm për gratë, të cilën e ka sqaruar Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, duke thënë:
لوْ أَمْرتُ أحَداً أنْ يسجُدَ لأحَدٍ لأمْرتُ المرأَةَ أنْ تَسْجُدَ لِزَوْجِها مِنْ عِظَمِ حقِّه عَليْها، ولا تَجدُ امْرأَةٌ حلاوةَ الإيمان؛ حتى تُؤَدِّيَ حقَّ زوْجِها
“Nëse do ta kisha urdhëruar ndonjërin që t’i bëjë në sexhde dikujt, do ta kisha urdhëruar gruan që të bënte sexhde para burrit të saj për shkak të hakut të madh që ka ajo ndaj tij. Gruaja s’ka për ta shijuar ëmbëlsinë e imanit, derisa ta përmbush hakun që ka ndaj burrit të saj.” (Sahihu Tergib, nr. 1939)
Nëse gruaja ia jep hakun burrit të saj duke iu bindur Allahut me këtë veprim dhe duke e kryer atë që Allahu e ka urdhëruar, ajo ka për të shijuar një ëmbëlsi në zemrën e saj, e ajo është: ëmbëlsia e imanit.
Në këtë kohë, shejanët njerëz dhe xhinë mundohen që ta largojnë gruan nga kjo ëmbëlsi; ato i pëshpërisin gruas se është e barabartë me burrin dhe nëse gruaja e përmbush hakun ndaj burrit të saj, atëherë kjo është dobësi dhe poshtërim.
Ky është gabim trashanik! Përkundrazi, kjo është nderim për gruan që t’ia jap hakun burrit të saj duke e bërë këtë si bindje ndaj Allahut. Kështu, gruaja ka për të ndjerë ëmbëlsi dhe kënaqësi të madhe në zemër.
Gruaja ka hakun dhe ka pozitën e saj. Islami e ka nderuar gruan. Muslimani i ndershëm e nderon atë, por që gruaja t’ia jap hakun që ka ndaj burrit të saj, kjo është pjesë e nderit të saj. Kjo nuk është poshtërim, përulje, shkelje dhe zullum për gruan.
Përktheu: Jeton Shasivari