Bismilah...

Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneu’uiah, 21/204


Pyetje:
Pyetësja, Ummu Muhamed thotë: “Pyes për gjykimin sheriatik në lidhje me atë grua e cila fyen burrin e saj, nëse burri i saj është disi kokëfortë me të tjerët?”

Përgjigje: Nuk duhet fyer. Nuk lejohen sharja dhe fyerja, porse ajo lutet për të që të udhëzohet dhe sillet butë me burrin. Ajo i flet me fjalë të mira dhe fjalë të këndshme. Ajo duhet të lutet për të që të udhëzohet. Kurse fyerja nuk lejohet, mos i thuaj: “Allahu të mallkoftë!” e as “Allahu të vraftë!” ngase kjo do të sjellë sherr të madh.

Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

سِبَابُ الْمُسْلِمِ فُسُوقٌ

“Sharja e Muslimanit është degjenerim moral.” [1]

Dhe thotë:

‏ لَيْسَ الْمُؤْمِنُ بِالطَّعَّانِ وَلاَ اللَّعَّانِ وَلاَ الْفَاحِشِ وَلاَ الْبَذِيءِ

"Besimtari nuk është as fyes, as mallkues dhe as i pamoralshëm, as gojëligë." [2]

Dhe thotë:

لَعْنُ الْمُؤْمِنِ كَقَتْلِهِ

"Mallkimi i besimtarit është sikur vrasja e tij." [3]

Andaj, nuk lejohen fyerja dhe sharja, por ajo lutet për të që Allahu ta udhëzojë dhe i flet atij në mënyrën më të mirë, duke i thënë: “O filan!”, “O Babai i filanit,” “Allahu të udhëzoftë,” “Kështu duhet të veprohet,” “Kështu të këshilloj,” “Këta ta sugjeroj unë”. Pra, ajo e ka për obligim t’i thotë fjalë të mira dhe duke përdorur mënyrën e duhur, duke e këshilluar dhe udhëzuar me atë që është e mirë. Kurse sharjet, fjalët e ndyra dhe vrazhdësia nuk lejohen. 

_____________________

[1] Bukhariu (48), Muslimi (64).

[2] Imam Ahmedi (3829), Tirmidhiu (1977)

[3] Bukhariu (6105), Muslimi (110).

 

Përktheu: Jeton Shasivari