Bismilah...

Pyetje: A mund të thuhet se Khadixheja është gruaja më e mirë e njerëzimit?

Përgjigje: Ka mospajtime për këtë gjë, gratë më të mira të njerëzimit janë: Khadixheja, Aisheja, Fatimeja e bija e Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Asja gruaja e Faraonit dhe Merjemeja. Këto janë pesë gratë më të mira.

Njerëzit kanë mospajtime se cila prej tyre është më e mira, por fjala më e saktë është se ajo është Aisheja, për shkak të fjalës së Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

فضلُ عائشة على النساء كفضل الثَّرِيد على سائر الطعام

"Pozita e Aishes në krahasim me gratë e tjera është si pozita e theridit (ushqim i preferuar te arabët) në krahasim me ushqimet e tjera."

Allahu qoftë i kënaqur me të gjitha ato. Kështu pra, gratë më të mira të njerëzimit janë pesë: Khadixheja, Aisheja, Asja e bija Muzahimit - gruaja e Faraonit, Merjemeja e bija e Imranit - nëna e Isait - alejhis-selam, dhe Fatimeja e bija e Pejgamberit - alejhis-salatu ues-selam. Këto pesë janë pesë gratë më të mira dhe më e mira prej tyre është Aisheja.

 

Përktheu: Servet Mata