Autor: Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë
Burimi: Nurun ala Derb, kaseta nr. 668
🔹Pyetje: A konsiderohet haram që vajza të takojë me dorë ndonjë prej kushërinjve të mi, siç është për shembull djali i xhaxhait ose djali i tezes apo djali i xhaxhait të babait të saj apo djali i xhaxhait të mamasë së saj, apo djali që kërkon dorën e saj për martesë?
🔸Përgjigje: Po, nuk i lejohet gruas që të takojë me dorë ndonjë tjetër përveç atyre që janë mahrem për të, të cilët nuk janë femra. Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - thotë:
"Unë nuk i takoj me dorë gratë!"
[Sunen en-Nesa'i nr.4181 dhe Sunen Ibën Maxheh nr.2874]
Ka thënë 'Aishah - radijAllahu 'anha: "Betohem në Allahun se, nuk ka prekur dora e të Dërguarit të Allahut dorën e ndonjë gruaje, kurrë!" [Sahih Muslim nr.1866]
Domethënë nuk ka prekur kurrë dorën e ndonjë gruaje të huaj, përveç grave që ai ishte mahrem për to. Ai e merrte besën e grave veçse me fjalë.
Kështu që, nuk i lejohet gruas që të takojë me dorë djalin e xhaxhait të saj, as djalin që kërkon dorën e saj, përpara se të fejohet me të. Gjithashtu, nuk i lejohet që të takojë me dorë djalin e dajës së saj, as djalin e tezes së saj, as ndonjë prej komshive të saj, as vëllain e burrit të saj. Pra, nuk i lejohet që t'i takojë ata me dorë ngaqë ata nuk janë mahremë për të. Po.
Përktheu: Alban Malaj