Bismilah...

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira! Ky pyetës thotë: “Çfarë gjykimi ka injektimi i spermës së burrit në mitrën e gruas, nëse gruaja është sterile?”

Përgjigje: Po pyet se a lejohet fekondimi artificial apo fekondimi in vitro, në qoftë se fekondimi nuk bëhet në mënyrë të zakonshme. Ky fekondim in vitro bëhet për shkak të dobësisë së vezorëve ose për shkak të komplikimeve të spermatozoideve apo gjëra të ngjashme.

Ne themi: Po lejohet ky fekondim, por me kushte:

💠 (Kushti i parë): Sperma e burrit të jetë e pastër, të mos i shtohet asgjë asaj. Pra, të mos i shtohen asaj spermatozoidë nga një burrë tjetër apo gjëra të ngjashme. Po ashtu edhe vezorja të jetë e gruas së tij.

💠 (Kushti i dytë): Fekondimin ta bëjë një mjek besnik, sepse nëse mjeku nuk është besnik e as i besueshëm, ka mundësi që ai të synojë suksesin e këtij fekondimi; kështu ai sjellë spermatozoidë të tjerë dhe i injekton ato te gruaja, që të thuhet se ky mjek është i suksesshëm në kurimin e sterilitetit.

Nëse plotësohen këto që u përmendën më lart, atëherë lejohet.

 

Përktheu: Jeton Shasivari