Autor: Abdul-Aziz ibën Baz
Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, vëll. 31, fq. 93-94
Pyetje: Te ne jetojnë më shumë se katër vëllezër në një shtëpi dhe të gjithë janë të martuar. Çdo njëri nga ne ka dhomën e tij për të fjetur. Ndonjëherë familjet përzihen dhe hanë bashkë në një tepsi. A lejohet kjo? E nëse nuk lejohet, çfarë duhet të bëjë njeriu nëse nuk mund të ndërtojë shtëpinë e tij private?
Përgjigje: Nuk ka ndalesë që njerëzit të qëndrojnë në një shtëpi dhe burrat të hanë veçmas dhe gratë veçmas. Të mos mblidhen burra e gra të hanë bashkë, kështu burri të shikojë gruan e vëllait të tij. Jo kështu! Gratë duhet të hanë veçmas në tepsinë e tyre dhe burrat veçmas. Kështu duhet vepruar. Çdo njëri nga ata duhet ta dijë gjykimin sheriatik për këtë gjë dhe të gjykojë me ligjin e Allahut për veten e tij dhe për familjen e tij. Të mos e shikojë gruan e vëllait të tij dhe të mos vetmohet me gruan e vëllait të tij. Gratë duhet të hanë veçmas dhe kështu qëndrojnë lirshëm dhe hanë pa druajtje. Gjithashtu edhe burrat hanë veçmas.
Por që gruaja të hajë bashkë me kunatin apo me xhaxhain e burrit, që të shohin fytyrën e saj dhe të shohin duart e saj, kjo është gabim. Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar thotë:
وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِنْ وَرَاءِ حِجَابٍ ذَلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ
“Kur të kërkoni diçka prej tyre (grave), atëherë kërkojeni atë mbrapa një mbulese (hixhabi). Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre.” El-Ahzab, 53
Muslimani angazhohet vazhdimisht për pastërtinë e zemrës së tij dhe pastërtinë e familjes së tij.
Kështu që, gruaja e tij ha bashkë me gruan e vëllait të tij, me nënën e tij dhe vajzat e tij. Gjithashtu edhe burrat hanë veçmas.
Përktheu: Jeton Shasivari